Aktorja hollivudiane: Kam një llogari ‘fake’ në rrjete sociale ku zihem me njerëzit!

7 Nëntor 2025, 10:45Lifestyle TEMA
Aktorja hollivudiane: Kam një llogari ‘fake’ në rrjete

Aktorja e njohur hollivudiane Jennifer Lawrence ka zbuluar se përdor një llogari sekrete në TikTok, ku jo vetëm shikon përmbajtje, por edhe përfshihet në debate me ndjekës të rastësishëm.

Gjatë një interviste për Fandango, teksa promovonte filmin e saj të ri me Robert Pattinson, Lawrence rrëfeu me humor:

“Kam një sekret... Kam një jetë të fshehtë në TikTok. Futem në komente dhe përfshihem në debate. Vetëm për qejf.”
Aktorja shtoi se algoritmi i aplikacionit i servir shpesh përmbajtje “plot kaos dhe zemërim”, por ajo e pranon këtë me sportivitet:

“E di që është toksik, por është e pamundur të ndalosh. Është si një dritare kaosi ku të gjithë po zihen.”
Deklarata e saj ka bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat që e quajnë Jennifer “njërën prej nesh”.

Burimi: Vulture

Lini një Përgjigje