Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare influencuesja braziliane, Barbara Jankavski, e njohur si “Barbi Njerëzore”. Ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, trupi i saj u gjet në banesën e një 51-vjeçari, i cili ka deklaruar se e kishte kontaktuar për “shërbime seksuale”. Ai i ka thënë policisë se pas konsumimit të drogës, Barbara kishte rënë në gjumë dhe nuk tregoi më shenja jete.
Shërbimet e emergjencës konfirmuan vdekjen në vendngjarje. Hetuesit raportuan shenja të dukshme në trupin e saj, përfshirë një plagë në syrin e majtë dhe dëmtime në shpinë, çka ka bërë që rasti të trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.
Janë urdhëruar analizat toksikologjike dhe autopsia për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për mbidozë, aksident apo dhunë fizike.
Barbara, e njohur në rrjete sociale si “Boneca Desumana” (Kukulla Çnjerëzore), ishte bërë e famshme për ndërhyrjet e shumta estetike, të cilat i dokumentonte hap pas hapi për ndjekësit e saj. Transformimi ekstrem e kishte kthyer në një figurë shumë të komentuar dhe shpesh kontroverse në Brazil.
Burimi: People
thone pac fatin e kurves, por ne kete rast nuk vleka
Sa fort e paske qire o dreq. Eva hap syte se paska edhe klient stalone.