Akuza të reja kundër Diddyt, më shumë se 10 padi e presin reperin në ditët në vijim

5 Shkurt 2025, 15:58Lifestyle TEMA
Akuza të reja kundër Diddyt, më shumë se 10 padi e presin

Reperi Sean “Diddy” Combs pritet të përballet me më shumë se 10 padi të reja civile në ditët në vijim.  Njoftimi e bëri avokati Tony Buzbee pasi ai ngriti një çështje tjetër ligjore në New York në emër të një mashkulli të paidentifikuar, i cili pretendon se u sulmua nga manjati i muzikës në vitin 2015.

Në padi thuhet se akuzuesi, një 23-vjeçar, po performonte në një event ku Combs po merrte pjesë. Akuzuesi tha se ai ishte droguar në një festë dhe ishte sulmuar.  Gjithashtu një zëdhënës i Combs nuk është përgjigjur menjëherë, por reperi ka mohuar me forcë akuzat kundër tij të cilat kanë përfshirë drogimin, sulmin dhe përdhunimin e njerëzve. Ai po përballet gjithashtu me akuza federale për një skemë shantazhi dhe trafikimi seksual, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm.


Buzbee gjithashtu tha se planifikon të ngrejë më shumë se 10 padi në shtatë deri në 10 ditët e ardhshme, me afrimin e afatit më 1 mars në New York- dita e fundit e një ligji që lejon viktimat e sulmeve seksuale në të kaluarën të ngrenë padi civile. Padia e re nis në vitin 2015 kur paditësi siguroi një mundësi për të performuar në një klub nate në zonën e Los Angeles-it, ku Combs ishte i pranishëm.

Bashkëpunëtori i Combs e informoi akuzuesin se reperi kishte dëgjuar për talentin e tij dhe do ta shihte, thuhet në padi. Atij iu tha se nëse do të performonte mirë, Combs mund të ishte i interesuar të diskutonte një marrëveshje me Bad Boy Records një shtëpi e suksesshme diskografike që reperi themeloi në vitin 1993./BBC

1 Komente

  1. p
    prec Ulaj

    Nuk pir.dhte jevgu, i mirrte perpara cfare i dilnin, femije, meshkuj, femra, plaka..... Tani rri mendohet ne qeli.... "Sikur ti kisha vrare te gjithe mbasi i perdhunova, do isha i lire"

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje