Alec Baldwin do të akuzohet për vrasjen e kineastes në shesh-xhirim

19 Janar 2023, 18:45Lifestyle TEMA

Alec Baldwin do të akuzohet për vrasjen e kineastes në

Aktori Alec Baldwin do të akuzohet për vrasje të pavullnetshme të kineastes Halyna Hutchins, në shesh-xhirimin e filmit Rust, në një fermë pranë Sante Fe, New Mexico në tetor 2021.

Hannah Gutierrez Reed, përgjegjësja e armëve në film, do të akuzohet gjithashtu për vrasje të pavullnetshme, shkruan BBC.

Asnjëri nuk ka komentuar mbi akuzat.

Të enjten, prokurorja e qarkut e Santa Fe, Mary Carmack-Altwies njoftoi në një deklaratë se do të ngriheshin akuza kundër tyre deri në fund të muajit.

“Aktori dhe producenti Alec Baldwin dhe Hannah Gutierrez-Reed do të akuzohen secili për dy akuza për vrasje të pavullnetshme”, thuhet në deklaratë.

Dyshja përballet me 18 muaj burg dhe 5000 dollarë gjobë nëse shpallen fajtorë.

Regjisori i filmit Joel Souza u plagos gjithashtu nga të shtënat, por prokurorët thanë se nuk do të ngrihej asnjë akuzë në lidhje me këtë.

Lini një Përgjigje