Një burim i ka treguar Page Six se djali i Donald dhe Melania Trump, Barron, së fundmi pati një takim romantik në Trump Tower.
Ndërsa duket si një mënyrë e veçantë për të impresionuar dikë duke e çuar për takimin në një ndërtesë që mban emrin tënd, zgjidhja për të zhvilluar takimin në këtë vend ishte kryesisht për arsye sigurie. Burimet thonë se 19-vjeçari ishte aq mirë i mbrojtur sa që një kat i tërë i ndërtesës u mbyll për të mundësuar takimin romantik.
Barron aktualisht jeton në Washington D.C., ndërsa ndjek mësimet në kampusin e NYU-së në kryeqytet, ku filloi klasat më 2 Shtator. Shkolla ofron kurse në politikë, histori, ekonomi dhe gazetari.
Me një gjatësi mbresëlënëse prej (rreth 2 metra), Barron ka tërhequr vëmendjen e vajzave edhe në vitin e parë në kampusin kryesor të NYU-së në Greenwich Village. Një student tregon:
“Ai është i gjatë dhe pak i ngathët, por tërhoqi shumë vëmendje. Kishte shumë vajza që e ndiqnin.”
Sipas një burimi, për të komunikuar me miqtë e rinj nga kolegji, Barron nuk jep numrin e tij personal të telefonit, për shkak të frikës se mund të rrjedhë. Ai preferon të përdorë platforma bisedash si Xbox dhe Discord për të qëndruar në kontakt me miqtë.
Edhe pse është i gjatë dhe i dukshëm, Barron së fundmi është parë rrallë. Në mars, ai u fotografua duke mbajtur një Rolex me vlerë rreth 50,000 dollarë teksa vinte në Trump Tower me nënën e tij, Melania Trump. Sipas Forbes, pasuria e tij arrin në 150 milionë dollarë, kryesisht nga investimet në kriptovaluta./ E.K
Burimi: Page six
Ky eshte me autism dhe qihet ne bythe
Baroshi I Trampit po frymezohet nga i jati pervers. Ndiq rrugen e e babait o barrosh..., e femrat te shkojne jo nga "bukuria" por nga milionat.