Në tragjedinë e përditshme që ndodh në Palestinë, mes rrënojave dhe dhimbjes që nuk pushon, historia e dy fëmijëve të kapur nga objektivi i fotoreporterit Ahmed Younis është bërë një simbol shprese.
Pak ditë më parë, një fotografi preku botën dhe u bë virale kudo në rrjet, ndaj mendojmë se është e vështirë të mos e keni hasur. Në të shfaqej një djalë i vogël, me lot në sy, mbante mbi supe vëllain e tij më të vogël, duke u larguar nga shtëpia e tyre e rrënuar në Gaza. Ishte një moment rrëqethës që përfaqësonte peshën e padurueshme të luftës mbi supet e pafajshme të fëmijëve.
Ahmed Younis shkroi në atë kohë:
“Një fëmijë mban vëllain e tij më të vogël në rrugën e gjatë të zhvendosjes nga Gaza Veriore në Jug, një skenë që pasqyron koston e tmerrshme humanitare të luftës mbi civilët.”
Disa ditë më vonë, ai ndau një tjetër moment: një fotografi e re, ku fëmijët shihen duke qeshur dhe duke luajtur me njëri-tjetrin, një kontrast i fortë me imazhin e parë, por gjithashtu një dëshmi e fuqisë së jetës për të vazhduar.
“Jadoua dhe Khaled nga zhvendosja, tek një moment i këndshëm,” – shkruan Younis.
“Në fotografinë e parë, Jadoua mbante vëllain e tij, Khaled, mbi supe, përmes rrugëve të ashpra të zhvendosjes në Gaza, një pamje që preku zemrat e njerëzve në të gjithë botën dhe u kthye në simbol të një fëmijërie që mban barrën e luftës.”
Në imazhin e dytë, ata nuk janë më duke ikur, por duke buzëqeshur si gjithë fëmijët e botës që duhet të kenë të drejtën të jetojnë fëmijërinë e tyre.
“Midis këtyre dy fotove shtrihet historia e një brezi që mbijeton përmes dashurisë dhe solidaritetit, një mësim i jashtëzakonshëm për humanitetin.”
Ja cfar ka bere dhe ben ky krimineli I Israelit netanjah! Po mire ben te vrasesh kriminelet e hamasit , po femijet dhe banesat cfar faji te kane o vrases !? Livadhis edhe ca se te mbron USA , por fundi yt eshte si I al asadit.A I shikon keto skena o kanibal me I keq se ata te hamasit.
tipa si ti duhet ta keni kujtesën të cunguar a të qelbur!!fëmija nuk ka asnjëherë faj!por mos harro se fajet e prindërve,e qeverive që mbështesin prindërit i vuajnë dhe fëmijët!!para dy vjetësh,pa pak ditë,fëmijë si këta dy të mjerët,nuk patën fatin të kenë një fotografi të dytë!të gëzuar!disa i dogjën të gjallë,disa të tjerëve ju prenë fytet,para se të përdhunonin!!dhe gjithçka ndyrësirat e faktuan vetë me foto e video!!