Kai Trump bën bujë: promovon bluzat e saj nga Shtëpia e Bardhë dhe fiton miliona klikime

29 Shtator 2025, 15:19Lifestyle TEMA
Kai Trump bën bujë: promovon bluzat e saj nga Shtëpia e

Mbesa e presidentit amerikan Donald Trump, Kai Trump, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi publikoi një seri fotosh dhe videosh të realizuara në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

18-vjeçarja, e cila numëron miliona ndjekës në rrjetet sociale, ka shfrytëzuar këto imazhe për të promovuar bluzat me mëngë të shkurtra që ajo po shet në faqen e saj zyrtare online. Koleksioni, i cili mban firmën e saj, përfshin veshje casual me çmime të konsiderueshme dhe është prezantuar si pjesë e një linje të re “merch” për fansat.

Postimet e Kai Trump kanë ndezur diskutime të shumta në rrjete, me disa që e vlerësojnë iniciativën e saj si sipërmarrje të suksesshme të një të reje në botën e modës, ndërsa të tjerë kritikojnë përdorimin e ambientit simbolik të Shtëpisë së Bardhë për qëllime tregtare.

E bija e Donald Trump Jr., Kai po e ndërton gradualisht profilin e saj publik, duke u shfaqur jo vetëm si pjesë e familjes Trump, por edhe si një emër në zhvillim në fushën e modës dhe marketingut online.

3 Komente

  1. k
    kxp

    Familja e qelbet dhe e korruptuar deri ne palce.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje