Bota e artit shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të sopranos së njohur, Luiza Papa Çako, në moshën 88-vjeçare.
E njohur për zërin e saj të veçantë, interpretimet me ndjeshmëri të lartë dhe prezencën skenike elegante, Çako ka qenë një figurë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën klasike shqiptare.
Luiza Çako ishte bashkëshortja e Gaqo Çako dhe nëna e kantautorit të njohur Pirro Çako. Familja Çako ka qenë prej dekadash një simbol i artit të kultivuar shqiptar, dhe kontributi i saj në këtë trashëgimi është i paçmueshëm.
Pirro Çako ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të nënës së tij. Kantautori ka publikuar një fotografi të vjetër nga fëmijëria, ku ai shihet në krahët e nënës.
“Lamtumirë Nëna ime”, ka shkruar shkurt Pirro Çako krahas fotos së veçantë.

Ngushellime familjes Çako. Te rroni e ta kujtoni gjithmone me dashuri dhe respekt Nenen tuaj, miku im Pirro.
Ngushellim Pirro Cakos per ikjen nga jeta te nenes se tij,te artistes se talentuar te vokalit operistik dhe nje gruaje tere kohen shume te hijshme si Luiza Papa. I qofte e lehte prehja prane bashkeshortit te saj Gaqo Cako.
Ngushullime