Një burrë ka pranuar gjatë një interviste televizive se ka vrarë prindërit e tij dhe i ka varrosur në oborrin e shtëpisë së tyre në New York tetë vjet më parë. Pasi doli nga studioja televizive ai u arrestua.
Dëshmia tronditëse e 53-vjeçarit Lorenz Kraus përpara kamerës erdhi një ditë pasi policia ka thënë se ka gjetur dy trupa në një shtëpi në Albany si pjesë e hetimit që zbuloi se prindërit e Krausit ende merrnin para nga Sigurimi Social pavarësisht se nuk ishin parë prej vitesh.
Lorenz Kraus kontaktoi kanalin lokal të transmetimit “CBS6” dhe mbajti gjysmë ore intervistë, ku përshkroi vrasjet e prindërve të moshuar.
Kraus fillimisht nuk pohoi se i kishte vrarë, por më vonë ai e pranoi pasi u pyet disa herë nga gazetari. Ai tha se prindërit nuk i kërkuan t’i vriste, por se “ata e dinin se po shkonin drejt fundit”. Pas tetë minutave në intervistë, Kraus ka thënë se ai i kishte ngufatur të dy.
“Unë bëra detyrën time ndaj prindërve të mi”, tha ai.
Kraus u arrestua pas daljes nga studioja dhe akuzohet me dy akuza për vrasje.
....kjo ka ndodhur jo me shume se 500 metra nga shtepia ime...cfare monstrash kemi ne krah dhe nuk i njohim?
rrofte demokracia amerikane !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! dhe ajo mender boterore.
Shiko ca behet andej nga bota e juaj qe vritet miku per drita, shoku pse shikon, prindi pse qorton, gruaja pse s’degjon, fusim dhe vrasjet per interes qe s‘numerohen!
Ngufatur??? Gazetari qenka nga Kosova, ketej nga ne thuhet "mbytur"
ngufatur, na hapen zorret e barkut keta idiote me kete dialektin e koqevareve idiote.