VIDEO: Incident në Teatrin e Operës dhe Baletit, momenti kur sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë

28 Shtator 2025, 14:44Lifestyle TEMA
VIDEO: Incident në Teatrin e Operës dhe Baletit, momenti kur sopranoja

Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.

Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos.

Sikurse duket në pamje, në momentin final kur Violeta duhet të bjerë në krahët e Alfredos, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë, pasi tenori Mario Rojas nuk veproi në kohë.

Stafi i TKOB ka thirrur menjëherë ambulancën, e cila mbërriti në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë. Eva Golemi u transportua me urgjencë në spital për ekzaminime të detajuara, për të shmangur çdo dëmtim të mundshëm fizik pas rrëzimit në skenë.

Pas kontrolleve mjekësore, fatmirësisht sopranoja rezulton të mos ketë dëmtime serioze. Mjekët i kanë rekomanduar 10 ditë pushim nga aktivitetet skenike, për të shmangur sforcime të mëtejshme.



18 Komente

  1. E
    Erjon

    Mendova se kishte rene nga kati i 2

    Përgjigjjuni
    1. a
      aleks

      hahahah, mire thua, u be lajm se ra kjo

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lali

      Te shkuara kesaj zonje , kesaj sopranoje te mrekullueshme ne te gjitha dimensionet artistike.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhëmbeli

        E paska patur seriozisht …!

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juve

          Ore te shkuara.po me shum kam qeshur pasi kam pare paralamerimin për vizion.nejse megjithatë edhe një herë të shkuara.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xh

            Nuk mu duk sikur ra dhe aq keq Gjithsesi mosha dhe pesha janë faktorë Shërim te shpejte nga ky aksident i frikshëm Po te kishte ra në fushë betejat ukrainase do merrte një Medalje Në futboll do merrte karton për simulim

            Përgjigjjuni
            1. B
              Balerini

              Po ai Koqja, po shifte celularin, o te kripsha mendjen mo tarallak duhej te ishe aty afer e ta prisje.

              Përgjigjjuni
              1. N
                NWO Satanic Cult

                Vaksina

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Moni

                  Me ngaterruar faqe bobe ;)

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Tim

                  Epo keto incidente ndodhin shpesh, c'ishte nevoja te behej lajm, o budallenjte e kazanit?

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Ndodhin keto aksidente. Te shkuara.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patriot

                      Eva Golemi-t, kesaj artiste brilante I uroj sherim te shpejt.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        FATMIRI

                        DO QIR ROBT E SHTEPIS ATI TRAPIT QE ISHTE NE ROL DHE FLINTE GJUM

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          mero

                          fajin de ka pasur tenori, kjo ska dyshim. por duhet thene se me kete lajm mesuam se ekziston edhe kjo soprano. shkurt muhabeti, reklame gratis

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luli i vocer me gjysme opinge

                            Mua nuk duke sikur u rrezuar pa dashje sepse po te ishte rrezuar prej rrolit qe kishte kjo do u rrezonte shume keqe dhe nga ajo qe pashe une kjo rrezua shume me kujdes dmth.qe ajo kishte rrolin e tille.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vk

                              Kot fare

                              Përgjigjjuni
                              1. Y
                                Ylli

                                Sa è bukur qenka.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mario

                                  Mario Rojas, vetem nje pun kishe a mavri, dhe atecse bere dot tamam.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje