FOTOT: Selena Gomez dhe Benny Blanco i japin fund beqarisë

28 Shtator 2025, 12:10Lifestyle TEMA
FOTOT: Selena Gomez dhe Benny Blanco i japin fund beqarisë

Dasma e shumëpritur e Selena Gomez dhe producentit Benny Blanco ka bërë bujë në botën e showbiz-it, duke u komentuar si një nga ceremonitë më madhështore të vitit.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një pronë private prej 70 akrash në veri të Santa Barbarës, ku u mblodhën rreth 170 të ftuar, mes tyre emra të njohur si Taylor Swift, Martin Short, Steve Martin, Paris Hilton dhe Ed Sheeran.

Atmosfera e dasmës u përshkua nga një elegancë romantike: Selena shkëlqeu me një fustan të bardhë me detaje të rafinuara, ndërsa Benny zgjodhi një kostum klasik të zi nga Ralph Lauren, shkruan DailyMail.

Siguria në vendin e ngjarjes ishte e nivelit më të lartë, me Gomez që thuhet se shpenzoi mbi 300 mijë dollarë (rreth 279 mijë euro) për të ruajtur privatësinë e ceremonisë.

Tenda të mëdha, dekorime me lule dhe dritat krijuan një ambient magjik, ndërsa të ftuarit e profilit të lartë u mbrojtën nga paparacët me çadra të mëdha gjatë hyrjes në event.

Ky kapitull i ri në jetën e Selenës vjen pas një historie të ndërlikuar dashurie me ish-partnerin e saj Justin Bieber, të cilën ajo vetë e ka përshkruar si "toksike".

1 Komente

  1. B
    Biku

    Kujt I plasi cari.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje