
Aktorja kanadeze Chethana Raj ndërrroi jetë në moshën 21-vjeçare pas një operacioni plastik në një spital privat në Bengaluru, Karnataka. Mësohet se aktorja kishte shkuar në këtë spital për një operacion për heqjen e dhjamit të barkut, por pas komplikacioneve që i janë shfaqur, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Raj u shtrua në spital të hënën, më 16 maj, për një operacion plastik “fat-free”, por lëngjet iu grumbulluan në mushkëri dhe pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, nuk ia doli dot. Prindërit e saj akuzuan mjekët për neglizhencë dhe bënë denoncimet.
Chethana Raj ishte e njohur për rolet e saj në serialet televizive ‘Geetha’ and ‘Doresani’. Më 16 maj, ajo kishte vendosur të bënte një operacion plastik 'fat-free' në “Shetty's Cosmetic Centre” në Rajajinagar, Bengaluru, Karnataka.
Për fat të keq, operacioni nuk shkoi siç ishte planifikuar.
Mjekët thanë se përpjekjet për ta shpëtuar ishin për plot 45 minuta, por Chethana nuk mund të rikthehej në jetë.
Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por nga verifikimet e para, mësohet se klinika që ka marrë përsipër të kryejë operacionin, nuk ishte e licencuar për kirurgji plastike, ndaj edhe kryerja e një ndërhyrjeje të tillë ishte e jashtëligjshme.
"Ata kanë marrë leje për një poliklinikë, jo për kirurgji lazer”, – thuhet ndër të tjera nga zyrtarët e policisë.

Nuk eshte Kanadeze por Indiane. Ju lutem mos merrni ne pune perkthyes te tille.
Kanadaja esht mbush me Indian. I Ka sjelle trudoja qe ta bejn Kanadane mut si India.
Sa lajm idiot!! Permendni dhe adresa e vende te tilla si “Shetty's Cosmetic Centre” në Rajajinagar, Bengaluru, Karnataka.. Se pari nga morfologjia e fjaleve prejardhja eshte ose indiane ose pakistaneze..Se dyti e permendi njesoj sikur thoni sheshi Skenderbej qe e dine te gjithe.. E kujt i behet vone per keto lajme tip kazani qe beni juve? E ka mire ai i gjati qe thote qe shumica nga ju jeni kazan.. Krhasohuni me gazeten tuaj pak vite me pare. Si nata me diten jeni...