Bill Gates mori përgjegjësi për veprimet e tij lidhur me marrëdhëniet me Jeffrey Epstein gjatë një takimi me punonjësit e Gates Foundation.
Komentet e zëdhënësit të fondacionit janë përgjigje ndaj një shkrimi të Wall Street Journal, i cili raportoi se Gates kishte kërkuar falje ndaj stafit të fondacionit për lidhjet e tij me Epstein.
Dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA zbulojnë se Gates dhe Epstein takoheshin herë pas here pas lirimit të financierit amerikan, për të diskutuar zgjerimin e aktiviteteve filantropike të themeluesit të Microsoft.
Sipas raportit, Gates i tha stafit se ishte një gabim i madh të kalonte kohë me Epstein dhe të përfshinte në takime punonjës të fondacionit.
Shkrimi përmend një regjistrim të komenteve që Gates bëri gjatë takimit me punonjësit: “Kërkoj falje ndaj njerëzve të tjerë që janë përfshirë në këtë për shkak të një gabimi që unë bëra,” u citua se deklaroi Gates sipas WSJ.
Gazeta gjithashtu raporton se Gates pranoi dy lidhje me gra ruse, të cilat më vonë i zbuloi Epstein, por theksoi se këto gra nuk ishin pjesë e viktimave të Epstein.
“Unë nuk bëra asgjë të paligjshme, dhe as nuk pashë diçka të paligjshme,” u citua Gates duke folur me stafit e fondacionit.
Dokumentet e publikuara përfshijnë edhe foto të themeluesit të Microsoft me gra, ku fytyrat e tyre janë modifikuar për të mos u dalluar.
Gates kishte deklaruar më parë se marrëdhënia e tij me Epstein, i dënuar për krime seksuale dhe i gjetur i vdekur në qelinë e tij, ishte e kufizuar vetëm në diskutime filantropike dhe se ishte gabim takimi me të.
Sipas Wall Street Journal, Gates i tha stafit se Epstein i kishte kërkuar të bënte këto foto me asistentët e tij pas takimeve.
“Për t’u qartësuar, kurrë nuk kalova kohë me viktimat, me gratë që e rrethonin atë,” shtoi Gates, sipas gazetës.
Më herët këtë muaj, Gates Foundation njoftoi se nuk kishte bërë asnjë pagesë ndaj Epstein dhe nuk e kishte punësuar kurrë për ndonjë çështje.
Ne fillim tha nuk e njoh, pastaj tha e njoh pak, pastaj tha flisnim per pune, pastaj e pranoi qe shkoi me dy ruse, do dali qe ishin prostituta, ne fund do dali qe ishin minorene. Bastard.
Të kënaqeni ju sqaruesat... Do jesh nga ata të klubit të konspiratorëve ti. Gates asnjëherë nuk ka thënë që nuk e ka njohur atë plerën. Por më shumë ka preferuar të hesht. Kjo pasi nuk ka ndonjë të mirë që të dalë e të thotë se e ka njohur. Kjo është normale për këdo. Psh... nqs ti je në llapaqen dhe del me fakte që je I tillë, çfarë me duhet mua të dal e të them që kemi qenë bashkë për dreka pune. Unë do bëhem pishman dhe do ecë përpara....
Keta jane kriminele qe kane shkateruar jete femijesh,
Ky eshte budalla apo vazhdon axhenten e shkatarrimit? Cfare lidhje ka ketu per ti kerkuare falje puntoreve dhe jo familjes? Nqs keto bastarde kane si synime kryesore prishjen e familjes, atehere ne rregulle eshte, vazhdo kerkoi falje komshive,organizatave, Soros etj
Ky duhet te kalbet ne burg si pedofil. Ishte nje nga me te flaktet qe propagandonte varikarsinat. Ka bere krime dhe ne Afrike me eksperimentet qe fondacioni i tij bente atje.Kete ta djegesh me benzine e ka pak
Po trishtohem vertet se ketij i doli edhe nje smokthinjot ne mbrojtje para disa ditesh, me vjen keq per ate jo per billin