Blogerja 26-vjeçare që u vra në shtrat nga bombardimet në Tehran

24 Mars 2026, 11:44Lifestyle TEMA
Blogerja 26-vjeçare që u vra në shtrat nga bombardimet në

Një blogere 26-vjeçare, Berivan Molani, është mes civilëve të vrarë gjatë sulmeve ajrore që kanë goditur kryeqytetin iranian, Tehran.

Sipas raportimit të BBC, e reja ndodhej në shtëpinë e saj në lagjen e pasur Zafaraniyeh kur një sulm me raketa goditi zonën më 17 mars. Ajo ishte në shtrat në momentin e shpërthimit, ndërsa mbeturinat nga ndërtesat e goditura i shkaktuan plagë fatale.

Molani, e cila drejtonte një blog të stilit të jetesës dhe një dyqan online rrobash, ishte fëmijë i vetëm. Ajo ishte kthyer në Teheran vetëm një ditë para vdekjes, pasi i mungonte shtëpia, pavarësisht se familja e kishte zhvendosur për siguri në veri të vendit.

Familjarët e saj thanë se nuk ishin në dijeni se një zyrtar i lartë iranian, ministri i inteligjencës Esmail Khatib, jetonte përballë banesës së tyre, një fakt që besohet se e bëri zonën objektiv të sulmit.

Pamje të publikuara nga ekipet e shpëtimit tregojnë përpjekjet për të nxjerrë nënën e saj nga rrënojat, ndërsa ajo pyeste nëse vajza e saj ishte ende gjallë. Molani ishte nxjerrë më herët nga ndërtesa e shembur, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Sipas miqve dhe fqinjëve që shkruajnë media ndërkombëtare, disa banorë të zonës humbën jetën në të njëjtin sulm, i cili goditi një objektiv pranë.

Rasti i saj është një nga shumë histori individuale që po dalin nga Irani, ndërsa numri i viktimave civile nga sulmet ajrore vazhdon të rritet./E.K

Burimi:BBC

1 Komente

  1. c
    cazzomaiale

    what a waste

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje