Stilisti legjendar Ralph Lauren dhe bashkëshortja e tij jetojnë në një nga pronat më mbresëlënëse në Bedford, Nju Jork – një rezidencë prej 250 hektarësh që të lë pa fjalë. Vila madhështore, e frymëzuar nga arkitektura angleze dhe me një sipërfaqe prej 1,580 metrash katrorë, është ndërtuar fillimisht në vitin 1919 dhe mbetet një perlë e vërtetë në stil Norman.
Që në hyrje, ambienti të fton në një botë tjetër: në njërën anë një bibliotekë e veshur me panelë mahogany që të jep ndjesinë e klasit të përjetshëm, dhe në anën tjetër një dhomë ngrënieje me mure kadifeje në jeshile të errët – një nuancë që e përkufizon sofistikimin.
Stili i brendshëm i rezidencës pasqyron në mënyrë perfekte vizionin e Ralph Lauren-it: klasik, dramatik dhe me një frymë britanike që të përqafon në çdo cep. Tartan-i është i pranishëm kudo – nga jastëkët te mbulesat dhe deri te detajet më të vogla – duke sjellë një atmosferë ngrohtësie dhe elegancë. Dekori është formal, por njëkohësisht lozonjar dhe plot karakter – një stil unik që vetëm Ralph Lauren di të krijojë.
Në pjesën e jashtme, një tarracë e madhe për darka nën qiellin e hapur dhe një pishinë e rrethuar nga pisha të larta të bëjnë të ndihesh sikur ndodhesh në një resort luksoz. Brenda ambientit të pishinës, trarët e drurit dhe oxhaku me gurë gëlqeror francez japin një ndjesi rustike, por tejet elegante – një përzierje perfekte mes natyrales dhe luksit.
Lini një Përgjigje