Dua Lipa rikthehet në atdhe, këtë herë për të festuar Pashkët në mënyrën më të bukur të mundshme: nën diellin e jugut shqiptar, buzë detit dhe në shoqërinë e partnerit të saj, aktorit britanik Callum Turner.
Ylli i muzikës pop ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga pushimet e saj në Shqipëri, ku shihet duke shijuar plazhin, natyrën e mrekullueshme dhe momentet romantike me Turner. Me një buzëqeshje që tregon qetësinë dhe lumturinë, Dua ka shkruar thjesht: “Pashkë në shtëpi!”, krahas disa fotove të shkrepura në bikini dhe momenteve të ëmbla në çift.
Ndonëse jeton larg, këngëtarja me origjinë shqiptare vazhdon të ruajë një lidhje të fortë me vendin e saj, dhe këtë herë ka zgjedhur bregdetin shqiptar për disa ditë relaksi larg zhurmës së showbiz-it ndërkombëtar.
Romanca me Callum Turner u konfirmua në fillim të këtij viti, dhe që prej asaj kohe, dyshja janë parë gjithmonë e më të pandarë. Në një nga dedikimet për aktorin, Dua e quajti “personin tim të preferuar në botë” – dhe duket se ai tashmë e ka fituar edhe zemrën e Shqipërisë.
Kushedi sa eshte paguar Dua per kete reklame!Kjo vila ne foto eshte pjese e pageses se vitit te kaluar!Per sivjet duhen ca milione me shume :))Te gjitha hallall i ka, sepse Dua eshte yll bote!
Duhet ti afrojne nje vile falas, ose mos ta lene te paguaj, sepse ajo i ben reklame te madhe Shqiperise dhe Kosoves pa leke, ku te tjeret paguajne miliona per keto.
Ju pi Kosovet keni bo vezen e kuqe dhe duhet t’ju tolerojme per cdo gje! Shko qiu e bej ndonje pune per vendin tend se as qeveri nuk dini te beni.