
Ylli i popit Britney Spears tashmë është tepër aktive në rrjetet sociale dhe poston pothuajse përditë duke ndarë çdo detaj të jetës së saj pasi fitoi lirinë e saj pas 13 vitesh.
Pas fotove nudo, Spears postoi një video në të cilën ajo "ekspozon" familjen dhe terapistët e saj, të cilët i bënin presion për të bërë gjëra që ajo nuk donte.
Përmes një video ajo përcolli mesazhin e saj për të gjithë ata që i qëndruan përballë, gjatë viteve të vështira të kujdestarisë së saj të detyrueshme. Në mbishkrimin e postimit ajo ndër të tjera ka shkruar se: "Ky është mesazhi im për të gjithë terapistët e mi dhe njerëzit që m'i morën paratë!!!!"
"Pasi bëra saktësisht 840 orë terapi të padëshiruar në një karrige të ndyrë, ky është mesazhi im për të gjithë terapistët e mi dhe njerëzit që më morën paratë. Për familjen time që e fali këtë torturë, unë do të them deri në ditën që të vdes, shkoni në ferr !!! Dhe nëse mendoni se po gënjej ose kjo është e pamundur të bëhet, bëni kërkimin tuaj !!!! Pssss a është e sikletshme apo e pakëndshme të shikosh këtë video ????"-e shoqëron postimin këngëtarja.
“Familja ime pranoi këtë mundim, do ta them deri në ditën që të vdes, të gjithë shkoni në ferr. Dhe nëse mendoni se po gënjej ose është e pamundur për mua ta bëj këtë bëni kërkimin tuaj! "A është e vështirë të shikosh këtë video?" Spears, në fakt, recitoi fjalët që terapistët e saj e nxitën të thoshte, në mënyrë që të "shërohej".-thotë Spears.
Në video ajo gjithashtu pretendon se terapistët vetëm e lëndonin dhe se qëllimi i tyre ishte ta shfrytëzonin dhe t'i merrnin paratë e saj. Më pas ajo fajësoi edhe një herë familjen e saj, duke theksuar se njerëzit e saj e detyruan të vuante këtë 'ferr'.
Ti ke ik per shkarpa!!!