Cilat gra shqiptare janë më të kërkuara në Google?

8 Mars 2023, 16:55Lifestyle TEMA

Cilat gra shqiptare janë më të kërkuara në Google?

Një hulumtim i ri tregon se Dua Lipa është femra shqiptare më e kërkuar në botë.

Dua Lipa (73 milionë) dominon në listë dhe është më e kërkuar se Rita Ora, Bebe Rexha (12 milionë) dhe Ava Max (9.8 milionë) së bashku.

Ky hulumtim ofron njohuri unike për femrat më të famshme shqiptare në mbarë botën, me Dua Lipën që dominon në këtë renditje.

Nënë Tereza mban ende vendin e 4-t (8 milionë), dhe çuditërisht pasohet nga influencerja e re Melissa aka melimtx dhe një nga aktoret më të suksesshme shqiptare Eliza Dushku.

Miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1977, çdo vit, 8 Marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Për atë arsye, për këtë ditë të veçantë, sot do t’i përmendim disa prej femrave shqiptare që kanë vërtetuar se janë të pandalshme dhe që njihen si ambasadoret tona më të mira.

 

Lini një Përgjigje