Dhunohet nga bashkëshorti, këngëtarja e njohur Maya pajiset me urdhër mbrojtje

22 Prill 2024, 16:45Lifestyle TEMA

Dhunohet nga bashkëshorti, këngëtarja e njohur Maya pajiset me

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya Aliçkaj, është pajisur pak ditë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj.

Maja, me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri tjetrin, ndërsa më herët kanë qenë pjesë e disa daljeve televizive, ku reklamonin shtëpinë e tyre në periferi të Tiranës.

Shuaipi urdhërohet me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit, shkruan zëri.

Po ashtu bashkëshorti i këngëtares, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.

Nuk përjashtohet mundësia, që kjo lëvizje nga ana e këngëtares, mund të jetë bërë për konflikte mbi pasurinë që çifti ka pasur.

Përveç vilës në Mullet, Maja dhe bashkëshorti i saj kanë edhe dy vila në zonën e Rolling Hills.

Në një intervistë të dhënë 6 vite më parë, për vilën, këngëtarja ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshortin e saj dhe për arredimin e vilës.

“Kam marrë një kohë të gjatë ndërtimi i vilës, e kemi ndërtuar ngadalë, për shumë arsye, se jemi marrë dhe me shumë punë të tjera. Nuk e kemi mbaruar me se sbën. Tamam tamam është punuar një vit e 6 muaj. Gjithçka është bërë me të vërtetë shumë cilësore. Duhet të jetë çdo gjë perfekt.

Merrja unë tërë natën në internet, por me të parë dhe të bërë janë larg, e shihte dhe Beni dhe thoshte nuk bëhej dot. Në përgjithësi unë them iku treni, duhet të bëhet, kemi pasur shumë pak debate për pjesën e shijeve, u harxhua shumë këtu, u harxhua shumë atje”, shprehej Maja, në intervistën për Magjistarin.


Maja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali, që ka ardhur pas shumë vitesh në jetë.

7 Komente

  1. L
    Lexhenda

    Kur flet Maja si mashkull. Ta shkref komplet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Keshtu ndodh kur ndan krevatin me nje turk shqipfoles Shutahip..... plehre arabe

      Përgjigjjuni
      1. r
        rremziu

        po dhe fatbardha dhe shuaipi ,,,te dy far turkoshqipfolse jane ,,,,

        Përgjigjjuni
      2. N
        Niku

        C'eshte ky Shuaipi qe eshte bere Ulbirch?

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nila

          Maja ylll ne cdo drejtinnm...zeri saj very sexy .vajz e rregullt per se mbari...kujdes te KENI se te gjithh kanne cdo problem...KENI DJALIN mezi e KENI ..urojjj te Jeni bashke ...shendet Maja eshte super kengetare super sex ...

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Maja, dru nga vellezerit e dru nga burri ! Se ben dot njeri terbjet kete femer te eger nga Dukati

            Përgjigjjuni
            1. M
              Manuela xhoxhaj

              Po ku kish ze kjo more? Kjo erdhi vjet ne Kanada tek festat e nendorit. Fjalet e kengeve i ngaterronte, stononte komplet live. Kengetare leshi. Veshur si dordolec. Ka qene mbremja me e shpifur nder vite. Gjynaf parate qe paguam

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje