Dikur deklaronte se e urrente, ja reagimi i papritur i Donald Trump për fejesën e Taylor Swift

27 Gusht 2025, 12:10Lifestyle TEMA
Dikur deklaronte se e urrente, ja reagimi i papritur i Donald Trump për

Taylor Swift dhe Travis Kelce “vodhën” vëmendjen e të gjithëve pasditen e djeshme, kur njoftuan në rrjetet sociale se ishin fejuar. Çifti i njohur i showbiz postoi fotot nga propozimi, dhe unaza që Swift mbante në gisht, duke ngjallur reagime nga fansat por dhe shumë personazhe të njohur.

Por një reagim për këtë ngjarje, e pati dhe jo më pak e jo më shumë se vetë presidenti amerikan Donald Trump. Ai u pyet për lajmin gjatë një mbledhjeje të kabinetit dhe nuk nguroi të përgjigjej.

“Epo, u uroj shumë dashuri. Mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyer, mendoj se është një djalë i shkëlqyer dhe mendoj se ajo është një person i mrekullueshëm. Kështu që u uroj shumë fat.”- tha Trump.

Reagimi i Trump ngjalli çudi tek shumë njerëz, që ishin mësuar me sulmet e presidentit ndaj këngëtares, që nisën pasi kjo e fundit doli hapur në mbështetje të Kamela Harris, gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit presidenciale.

“E URREJ TAYLOR SWIFT!”- ishte postimi i Trump që nisi një “luftë” mes tij dhe fansave të knëgëtares.
Trump kishte postuar gjithashtu imazhe të inteligjencës artificiale që sugjeronin se Swift e kishte mbështetur atë, duke treguar qartë se ai lakmonte mbështetjen e saj.

Në qershor të vitit 2024, ai komentoi mbi paraqitjen e Swift në librin e titulluar “Apprentice In Wonderland: How Donald Trump And Mark Burnett Take America Through The Looking Glass”, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht të bukur” dhe duke vënë në dyshim nëse ajo ishte “ligjërisht liberale”.

Më herët këtë muaj, Trump mori kohë për të ndarë mendimet e tij rreth polemikës Sydney Sweeney / American Eagle dhe vendosi ta kritikonte ashpër Swift , duke e përshkruar atë në postimin e tij në Truth Social si “jo më tërheqëse”.

Ai shkroi: “Shikojeni këngëtaren e grupit Woke, Taylor Swift. Që kur e lajmërova botën se çfarë po bënte ajo duke thënë të VËRTETËN se nuk mund ta duroj (E URREJ!). Ajo u fishkëllye nga Super Bowl, NUK ËSHTË MË tërheqëse.”

4 Komente

  1. o
    or taj...

    Diten e shpalljes se ceremonise se fejese edhe kurvat nuk shahen, por thuhen vetem fjale te mira.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ne nuk shajmë asnjëherë të tëmë!përveçpagesës i japim dhe një shpullë bythëve!!si xhelatinë i ka!!do gjysëm ore të ndalojnë valvitjen!!

      Përgjigjjuni
    2. .
      .....

      Kur e shan e kritikoni, kur e uron prape e kritikoni, ndajeni mendjen

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        ça me nda or idiot!duhet me e nda dementi që lyhet portokalli dhe jo ne!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje