Angelina Jolie, së fundmi është shprehur se ajo dhe vajza e saj, Vivien, kanë bërë tatuazhe të ngjashme për të kujtuar kohën që kanë kaluar duke punuar së bashku.
Aktorja 49-vjeçare zbuloi në një intervistë të re me “CR Fashion Book” se ajo dhe vajza e saj 16-vjeçare kishin bërë tatuazhe të ngjashme gjatë kohës që punonin në muzikalin e Broadway, “The Outsiders.”
”Unë bëra ‘Stay Gold’ me vajzën time Viv gjatë kohës që ishim në ‘Outsiders’,” tha Jolie.
Fraza i referohet titullit të një prej këngëve origjinale të përfshira në projekt, në të cilën Jolie ishte një nga producentët dhe Vivienne ishte asistente.
”Kjo do të thotë shumë për ne, individualisht dhe së bashku ,” vuri në dukje ajo për tatuazhin, të cilin e zbuloi për herë të parë në prill në premierën e shfaqjes në Broadëay.
Tatuazhi është një ndër shumë të tjera në kyçin e dorës së aktores. Ndërsa përsa i përket vajzës së saj ajo nuk dha detaje se në çfarë pjese të trupit e kishte bërë.
Ndërkohë, Jolie foli edhe për CR Fashion Book për një tjetër tatuazh të përbashkët që ajo dhe fëmijët e saj kanë.
“Është edhe një tatuazh që e ndaj me disa nga fëmijët e mi, që është personal për ne”, tha ajo, pa dhënë përsëri detaje.
Gjithmone kam menduarr qe eshte skizofrene,sidomos pas puthjes ne buze me vellain.S ka asnje dyshim qe mardhenia e saj me femijet eshte possesive aspak e shendetshme kjo ndoshta per shkak te abuzimeve dhe jetes se shthurur ne te shkuaren.Perpiqet te tregoje dashuri por s di se si ta beje.Dashuria possesive con njerezit ne vetvrasje.Te shpresojme qe s do ndodhe me femijet e kesaj. Sa per vajzen qenka kopje e babait. Padyshim qe s do zgjase shume dashuria false ....
Sa helm qe nxjerrim nga goja