Aktorja Julia Iliriani ka rrëfyer betejën e rëndë me kancerin dhe momentin kur kuptoi se vuante nga melanoma.
Julia tregon ka arritur ta luftojë këtë sëmundje të rëndë, por i duhet ta mbajë në monitorim gjithë jetën, për t’u mos u shfaqur sërish.
“Më është ftohur trupi dhe jam ngrirë kur më marrin në telefon nga spitali dhe diagnostikohem me sëmundjen më të keqe, që ishte. Më thonë që duhet të bësh një analizë me mjekun sepse analizat nuk kanë dalë mirë.
Ka qenë një melanomë shumë e avancuar dhe e egër. Kam ngrirë, nuk arrija të kuptoja as se ku isha, as se çfarë po ndodhte. Në kokë të vërshojnë një mijë gjëra që nuk është frika ndaj vdekjes.
Aty e kuptova që nuk ishte frika ndaj vdekjes, e para ishte për vajzën, ‘çfarë do ndodhë, kujt do t’ia lë?’, mendimi i dytë më vinte për prindërit, nuk është normale të iki fëmija para prindit.
Nuk dija si ta menaxhoja, nuk doja të bija në dëshpërim. Mjeku më tha që duhet të futesh me urgjencë në sallë operacioni. I thash jo, ‘më duhet të takoj prindërit’, por nuk u tregova asgjë. I thashë ‘do iki dhe do lë orar pas pushimeve’. Imë motër i tregoi.
Sot mendoj që jam mirë, jam akoma në monitorim dhe do jem gjithë jetën time. U bënë fiks 5 vjet, shpresoj të bëj 10 vjet pa asnjë lloj rikthimi”, rrëfeu aktorja në “S’e Luan Topi” .
Nuk ka prepotence dhe egoizem , demostrim force ekonomike dhe fizike me kancerin ...atje dhe te fuqishmit e Botes ulen dhe u keputen gjunjet dhe meshirojne duke kerkuar pak fat dhe duke ju drejtuar qiellit dhe Madherise ...vec fati dhe vaji ne kandil pakesohen dhe fundi tragjik eshte i pashmangshem ...
Nuk eshte aspak e vertet kjo qe thua,vdekjen te sigurt e ka cdo njeri ne cdo ore te dites dhe nates! Asnjehere nuk duhesh te dorzohesh! Ky eshte mesazhi qe duhet te percjellesh Urani!
Uroj qe mos kthehet me kurre! Nga eksperienca ime qe kam kaluar dhe po kaloj,nuk ka percaktim se sa vite duhet te kalojne qe te dalesh nga rreziku! Mua mu shfaq perseri mbas 15 vjetesh,kur une e fjeta mendjen se u sherova! Te keshilloj qe mos i ndahesh kontrollit dhe analizave te gjakut cdo 6 muaj! Force dhe kurajo,mos e mendo fare qe ke nje tumor ne trup,kurohu dhe vazhdo jeten,gezoju gjithmone cdo dite sikur te jete e fundit! Une vetem keshtu po e sfidoj semundjen,kam tumor te rrezikshem dhe agresiv,jam me kura te forta kemioterapike,por mbijetoj se nuk e mendoj! Te uroj jete sa me te gjate dhe gezofsh sa me shume jeten!
Bravo per veten dhe mesazhin qe percjell!!