Shpëton një turist nga mbytja, por gjobitet! Ngjarja e pazakontë në Itali

20 Shtator 2024, 18:22Lifestyle TEMA
Shpëton një turist nga mbytja, por gjobitet! Ngjarja e pazakontë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se një roje plazhi profesionist është gjobitur me 1032 euro, pasi i ka shpëtuar jetën një turisti.

Ngjarja ndodhi më 3 shtator në plazhin Ca' Savio, kur 44-vjeçari Saverio Amato shpëtoi nga mbytja në ujë një turist shtatëdhjetëvjeçar.

Por ditët e fundit atij i është dorëzuar një kallëzim me gjobë prej 1032 eurosh me arsyen e mos komunikimit të menjëhershëm me zyrën detare, duke mospërmbushur detyrat  institucionale të Zyrës së Portit.

“Shpëtimtari nuk lajmëroi menjëherë Autoritetin Portual, siç e kërkon protokolli, duke penguar përmbushjen e detyrave të tij institucionale”.

Amato i njohur në lajmet lokale për shpëtime të ngjashme ka njoftuar se do të apelojë gjobitjen.

Ngjarja ngjalli habi në opinionin publik, i cili u solidarizua menjëherë me shpëtimtarin. 

1 Komente

  1. s
    sapa

    Dmth. edhe ne Itali funksjonon shteti ajo gje qe ne Shqiperi as qe nuk ekziston fare!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje