Pas një periudhe pushimesh, Dua Lipa është rikthyer fuqishëm në skenë. Në koncertin e saj të parë në Toronto, pjesë e turneut “Radical Optimism”, artistja elektrizoi publikun dhe rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një sërë fotosh nga një natë e paharrueshme.
Në postimin e saj në Instagram, Dua shkruan:
“Nata e parë Toronto. Shumë e lumtur që jam përsëri në skenë dhe me grupin! Shihemi përsëri sonte!”, një paralajmërim se performanca e zjarrtë sapo kishte nisur.
Me një kombinim të shkëlqimit, koreografisë provokuese dhe veshjeve të guximshme, Dua la pak vend për imagjinatë. Në disa pamje, ajo shfaqet me 'bodysuit' të tejdukshëm me rrjeta, të kombinuar me geta rrjete dhe çizme të gjata, duke krijuar një imazh që ishte njëkohësisht elegant dhe provokues. Lëvizjet e koreografisë, shpesh shumë afër trupit të balerinëve, rritën intensitetin e atmosferës në skenë.
Një tjetër moment ikonik ishte veshja me korset metalik në ngjyrë ari, që e transformonte në një perëndeshë moderne të popit. Silueta e ngushtë dhe detajet e dizajnuara me kujdes theksonin pamjen e saj, duke shtuar një dozë të fortë sensualiteti dhe art skenik./ E.K
si Madona njehere e nje kohe :-(
Madona dihej qe ishte prostitut,,po kjo,kjo pse keshtu ......
ska ka me shku pa u bere si madona.
Shyqyr qe lexojme ke Tema se ne Toronto se di askush qe kjo ka koncert
Toronto u ndez zjarr dhe nuk po pushon flaka, si ne Karaburun. Shiko se mos ke marre zjarr dhe nuk e ke kuptuar. :)
Cdo vit e me teper po i hap kembet goca. Mendoj se nuk ka nevoje ta beje kete... Nejse mbase gabohem. Dikur e kishim model dhe mburreshim para femijve qe eshte shqiptare dhe deridiku serioze. Sot ndrrojme kanal kur na del ne tv.
Muzika behet edhe pa "TReguar Pjeshken"..dhe Gjysem Lakuriq??Apo jo??Mbase e kame Gabim por ka ardhur Koha e Kurvellekut....