E dashura "sekrete" e Putinit martohet me këngëtarin e njohur rus, në Donjetskun e pushtuar

7 Nëntor 2025, 11:25Lifestyle TEMA
E dashura "sekrete" e Putinit martohet me këngëtarin e

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se është përfshirë në një lidhje romantike me një vajzë bjonde, që duket si një kukull Barbie, e cila është 32 vjet më e re se ai.

New York Post ka raportuar se e dashura e Putinit është Ekaterina 'Katya' Mizulina, një historiane arti e arsimuar në Britani, e cila tashmë drejton Ligën e Internetit të Sigurt pro-Kremlinit, një lloj agjencie censure e Rusisë.

Ajo tani është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe jo për shkak të lidhjes me shefin e Kremlinit, por se është celebruar në martesë me muzikantin e famshëm rus dhe mbajtësin e titullit "Artist i nderuar i Rusisë", Jaroslav Dronov , i njohur me emrin e tij artistik SHAMAN.

Një regjistrim i një pjese të ceremonisë, e cila u mbajt në Donetskun e pushtuar, u shfaq në kanalin Telegram të Ekaterina-s të sapomartuar. "Në Donetsk, unë dhe Jaroslav shkuam në zyrën e gjendjes civile dhe nënshkruam", shkroi Mizulina krahas videos.

E njëjta video u publikua nga SHAMAN në kanalin e tij me një përshkrim identik. Çifti shihen me veshje ushtarake, dhe videoja tregon gjithashtu momentin kur udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pušilin, i uron për martesën dhe u jep një buqetë me trëndafila të bardhë.

Marrëdhënia midis SHAMAN dhe Mizulina u bë objekt spekulimesh që në fillim të këtij viti, kur Mizulina publikoi një foto të përbashkët, dhe së shpejti një video në të cilën këngëtari tregon një tatuazh me mbishkrimin "Katja" në krahun e tij.

Kjo u pasua nga një video në të cilën ata përshëndesin së bashku ndjekësit e tyre dhe u urojnë atyre "një mbrëmje të këndshme dhe humor të mirë", e më vonë ata nisën një konkurs të përbashkët për shkollat, duke u premtuar fituesve një koncert dhe nënshkrimin e autografeve.

Në një koncert të madh solo në Moskë në mars, SHAMAN konfirmoi se ishte në një lidhje me Ekaterinën, dhe në maj ai deklaroi në emisionin "Central Television" se planifikonte ta finalizonte lidhjen me martesë.

"Siç thotë miku im Grigory Leps, dasma do të jetë në verë. Nuk e di se në cilin vit, por patjetër në verë", tha me shaka këngëtari në atë kohë.

SHAMAN ishte i martuar më parë me producenten Elena Martinova, me të cilën kaloi shtatë vjet, ndërsa kjo është martesa e parë e Mizulini-t, e cila është 41 vjeç. 

8 Komente

  1. p
    plaku Mere

    Qihu rini qihu ! Bota eshte e jotja !

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana e RE

      Putin pedofili me te dashur 30 vjet me te vogel, cfar pederasti

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taku

        Tirana re Eshte mbi 40 vjece tjetra Dhe si qenka pederast tjetri kur shkon me femra. Shko vizitohu plako se paske nevoje per doktor.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirana e RE pa TikTak hajvanin shqipfoles

          TikTaku 30 vite diferenc i ka i bje te jet pedofili dhe per sa i perket pederastise..pederasti esht te hiqesh si i fort kur je spiun qe dergon djemt e rinj te vdesin per te vrar europian te krishter ne Ukraine e nderkoh vet fshihet neper bunkiere e nuk i lejon te tjeret ti shtrengojn as doren

          Përgjigjjuni
        2. P
          Per hajer te qofte

          Je nxitu mi goce! Putin s'ashte ngop akoma! Ca ke bo!

          Përgjigjjuni
          1. l
            labi doktori

            Nuk e di per Bajden ,por nuk ma merr mendja se ka udheqes sot qe kenaqet me poziten dhe parat qe vjedhin pa mos ber seks ose me ministret, me nepunset, artistet e tjera.Keshtu qe putin nuk ben perjashtim Koke portokalli vinte ne playboy dhe ne klubin fatkeq te te gjitha koherva ne amerike -klubi Ebstein me figura boterore dhe perverse nga me te ndyrat ,prandaj e vrane ne burg.LEXOVA nga nje shqiptar qe tha ;Q..u rini .Q..U rini ,me mire eshte Q. pleqeri ,q. se me para dhe pozite ka p..h te ri

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Sajesat e pacavures Tema! Gjeni budallenj gjeni. Nuk dini si ti mbushni faqet,per ligjin e barazise gjinore vetem nje artikull koti ne vend te nje qendrimi qytetar(cne,nuk e keni ne gjak). Servile deri ne peshtirosje.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zhelja Zelensky

                Si ka mundesi qe sherbimi sekret i Ukraines qe t'a rruan, nuk i ka asgjsuar ?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje