E njohur për operacionet ekstreme plastike, ndërron jetë pasi bie nga ballkoni i hotelit influencerja e famshme

12 Dhjetor 2025, 13:21Lifestyle TEMA
E njohur për operacionet ekstreme plastike, ndërron jetë pasi bie

Influencerja e njohur e mediave sociale, Mary Magdalene, është gjetur e vdekur në Phuket të Tajlandës pasi ra nga ballkoni i një hoteli, raportojnë mediat britanike, përfshirë The Sun.

33-vjeçarja, e njohur për transformimin e saj ekstrem përmes më shumë se 380 mijë paund ndërhyrje plastike, u gjet pa shenja jete në parkingun e hotelit Patong Tower, ku dyshohet se ka rënë nga kati i nëntë. Trupi i saj u zbulua nga stafi i hotelit, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Sipas policisë së Phuket, trupi i saj u transportua në spital për autopsi, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta të vdekjes vijojnë.

Ngjarja tronditëse ndodhi vetëm disa orë pasi Mary publikoi në Instagram një postim misterioz, skenën e fundit të filmit “The Truman Show”, ku Jim Carrey thotë: “Dhe në rast se nuk ju shoh, mirëdita, mbrëmje të mbarë dhe natën e mirë.” Bashkë me videon, ajo kishte postuar edhe një foto nga fëmijëria e saj.

Mary Magdalene, e cila kishte gati gjysmë milioni ndjekës, ishte bërë e famshme për operacionet e saj ekstreme estetike, pamjen e veçantë, tatuazhet dhe përmbajtjen e saj në OnlyFans. Ajo kishte treguar më parë se ishte rritur në një familje shumë konservatore, ku madje edhe filmat e Disney ishin të ndaluar.

Në intervista të mëparshme, ajo rrëfente se ishte rebeluar që në moshën 12-vjeçare, duke hyrë në botën e seksit dhe drogës. Në moshën 17-vjeçare punonte si striptiste dhe më vonë si eskortë, ndërsa ndërhyrjen e saj të parë kozmetike e bëri në moshën 21-vjeçare.

Mediat e huaja raportojnë se ajo kishte udhëtuar në disa shtete për të kryer procedura plastike ekstreme, të cilat nuk lejoheshin në SHBA./ Burimi: The Sun

6 Komente

  1. E
    Eni

    Cudi si nuk e kane shpetuar balonat dhe kamardaret e vendosura pas renies.

    Përgjigjjuni
    1. t
      toma

      Sa do ishte e bukur te shihje si do shperthente kjo tullumbace plastike duke rene nga kati i 9-te. Siç duket ka thithur pak shume pluhur... 400 mije Paund do te kishin sherbyer per te ushqyer femijet ne Afrike.

      Përgjigjjuni
      1. ,
        ,,,,,

        Zoti paska marre hak

        Përgjigjjuni
        1. G
          GentiJL

          Mire beri qe u hodh, nje peshe me pak tokes. Na e shpifi, edhe Zotit iu veshtiros, i vinte per te vjell.

          Përgjigjjuni
          1. ,
            ,,

            Nje hale me pak

            Përgjigjjuni
            1. I
              I Drejti.

              Sa mire e paska bere. Ti thuash klloun, kjo e ofendonte kllounin. Nje debile me pak.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje