E pazakontë! Artisti i njohur i lë kamerieres 20 mijë euro bakshish

7 Janar 2025, 16:25Lifestyle TEMA
E pazakontë! Artisti i njohur i lë kamerieres 20 mijë euro

Reperi i njohur, Post Malone, ka treguar anën e tij humane në natën e Krishtlindjeve, duke lënë një bakshish prej 20 mijë eurosh për një nënë të vetme, Renee Brown, në Houston. Pas disa pijeve me mikun e tij Shaboozey në barin The Railyard, Renee, që po i shërbente, mbeti e emocionuar kur pa shumën e madhe të bakshishit në faturë, të paguar nga dikush në emër të Malone.

Në një intervistë për Music Mayhem, Renee përshkroi këtë moment si një “mrekulli për Krishtlindje”, duke shtuar se do ta përdorte paratë për të paguar qiranë dhe për të investuar në një biznes që do t’i mundësonte asaj të kalonte më shumë kohë me vajzën e saj. Ajo tregoi se kishte shkuar në punë të trishtuar, sepse duhej ta linte vajzën në shtëpi, dhe kjo gjest i Malone i dha forcë dhe besim për të vazhduar.

Ky akt i bujarisë ka shkaktuar reagime të ngrohta nga fansat, të cilët lavdëruan Post Malone për përdorimin e suksesit të tij për të ndryshuar jetën e të tjerëve. Komentet në rrjetet sociale ishin plot mirënjohje: “Është bukur të shohësh dikë që përdor suksesin e tij për të ndihmuar të tjerët”, “Ne kemi nevojë për më shumë njerëz si ai.”

2 Komente

  1. N
    Ndima eshte kenaqesi shpirterore .

    Shembull shume i mire ... miresjedhej dhe kjo eshte vertet dashuria njeriu per njeriun.... nuk eshte e thene qe duhesh te jeshe i pasur dhe te dhuroshe shuma te medha..... edhe secili si qytetare i thjeshte mund ti dhuroje secilit en nevoje cafre do ndime sado e vogel qofte ne euro ose dhe ndime te tjera qe njeriu ka nevoje.... une psh me nje jete teper modeste te thjeshte me te ardhura pothuaj te mjaftueshme per te jetuar thjeshte.... kam bere dhe beje gjithmone dhurata te vogla ne Euro njerezv qe njohe dhe qe i shikoje qe vertete ndima ime i lehteson sadopake sikur dhe per nje dite te thjeshte qe ata gezohen.... te gezoshe secilin ne nevoje eshte dhurata shperterore me e vleshme ne jete..... por shqyr qe ka ardhur koha ku shume njerez dhurojne... dhe dnimojne njerezit per rreth kure jane ne nevoje..

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje