E pazakontë në Francë/ Vidhen 450 kg kërmij me vlerë 100 mijë $, ishin porosi për restorante me yje Michelin

2 Dhjetor 2025, 10:37Lifestyle TEMA
E pazakontë në Francë/ Vidhen 450 kg kërmij me vlerë

Një vjedhje e pazakontë ka tronditur Francën, ku rreth 450 kilogramë kërmij – një produkt i rëndësishëm gastronomik në festat e fundvitit – janë grabitur nga një fermë në rajonin e Champagne. Sipas BBC, vlera e kërmijve të vjedhur arrin në rreth 100 mijë dollarë.

Hajdutët dyshohet se kanë hyrë në fermën L’Escargot Des Grands Crus natën, duke prerë gardhin dhe duke hyrë me forcë në ambientet e ruajtjes. Aty ata kanë boshatisur dhomat frigoriferike ku ruheshin kërmijtë, si të freskët ashtu edhe të ngrirë.

Pronari i fermës, Jean-Mathieu Dauvergne, tha se kjo është një goditje e rëndë për biznesin, veçanërisht në periudhën e fundvitit, kur kërkesa për escargot është shumë e lartë.

“Ky është sezoni ynë më i ngarkuar. Të shohësh që i gjithë stoku zhduket brenda natës është tronditëse”, tha ai për mediat.

Kërmijtë e vjedhur ishin të destinuar për porosi në restorante të nivelit të lartë, përfshirë edhe lokale me yje Michelin, ku escargot konsiderohet një produkt premium.

Fermës tani i duhet të rindërtojë stokun në kohë rekord, ndërsa policia franceze ka hapur një hetim për identifikimin e autorëve.

Burimi: BBC

12 Komente

  1. h
    hjk

    Mire t'i behet tangerlliksave me sqime

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kauri

      Den baba den , vetem kauret hanin kerminj ne vendin tone dhe gjithe Ortodoksia e kishin ushqimin e prefeuar ? Kush ishte i fese myslimane nuk hante kerminj ? Mesiguri I kane vjedhur ata te fese ortodokse ?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diu

        Kermijte escargot te kuzhines franceze, jane ushqime pasanikesh. Nuk i vjen keq njeriu se ngelen pasaniket pa kermij.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Napoleonka

          Nga kermijte tek shampanja. Tangerlliqet e francezeve hundperpjete.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hahahahaha

            Qe nga pamja duket qe jane ushqime per aristokrate te krekosur alla franga. 7 luga e sfurqe per te ngritur nje guaske kermilli.

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ?

              Mos te shpeton kermilli nga piruni dhe i futet kamarierit ne bythe, apo e kapi me dore tek ai filmi me prostituten dhe pasanikun Ricard Mut.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Obobooo

                Ngelen francezet pa ngrene kermij

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Turi

                  Problemet e botes se pare

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lani

                    Rraca me e keqe ne bote lloj lloj llumi

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      C

                      Jane arabet qe bene grabitjen

                      Përgjigjjuni
                    2. .
                      .

                      Banda e ballkanasve qe i grabiti?

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Ububuja

                        Pune e madhe. Ushqime pasanikesh moren te shkretet qe kane bere grabitjen. Kuzhina e larte franceze eshte per pasanike me pretendime.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje