Luis Armando Albino, i rrëmbyer kur ishte vetëm 6 vjeç, teksa luante në një park në Kaliforni është gjetur 70 vite më vonë, me ndihmën e një testi të ADN-së së kryer në internet, fotove të vjetra dhe copëzave të gazetave.
Mediat raportojnë se si mbesa e Albinos të zhdukur në vitin 1951, me ndihmën e policisë, FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, arriti të gjejë xhaxhain e saj që jetonte në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Albino është një zjarrfikës në pension dhe veteran i marinës që shërbeu në Vietnam. Këtë e tregon mbesa e tij, Alida Alequin, e cila e ribashkoi me familjen e tij kaliforniane qershorin e kaluar.
Rrëmbimi
Më 21 shkurt 1951, një grua joshi djalin 6-vjeçar nga parku West Oakland ku ai po luante me vëllain e tij më të madh dhe, duke folur në spanjisht, i premtoi djalit të vogël të lindur në Porto Riko, se do t’i blinte karamele. Gruaja rrëmbeu Luisin, duke e çuar në Bregun Lindor, ku u rrit nga një çift që e trajtuan atë sikur të ishte fëmija i tyre. Ai kishte gjithmonë kujtime nga rrëmbimi i tij por kurrë nuk kishte marrë përgjigje nga prindërit.
Zbulimi
Për më shumë se 70 vjet nuk kishte asnjë lajm për Luis Armando Albino, por ai ishte gjithmonë në zemrën e familjes së tij dhe fotografia e tij varej në shtëpitë e të afërmve, siç thotë mbesa e tij. Nëna e tij vdiq në vitin 2005, por nuk i humbi kurrë shpresat për të gjetur të birin gjallë. Kjo deri kur mbesa e saj, Alida Alequin iu nënshtrua një testi gjenetik në vitin 2020, i cili tregoi një përputhje të pjesshme me ADN-në e një burri që përfundimisht doli të ishte Albino.
Kjo ishte e dhëna e parë që e shtyu gruan të besonte se xhaxhai i saj ishte ende gjallë. Alequin u përpoq të kontaktonte me të, por nuk mori asnjë përgjigje. Në vitin 2024, me ndihmën e vajzave të saj, gruaja bëri disa kërkime dhe në bibliotekën e qytetit gjeti video dhe artikuj nga gazetat lokale të kohës që flisnin për zhdukjen e xhaxhait të saj.
Artikujt e Oakland Tribune nga ajo kohë raportonin një dislokim të madh të forcave për të gjetur fëmijën e zhdukur. Operacionet që zgjatën me muaj dhe përfshinin policinë, ushtarët e një baze ushtarake lokale, rojet bregdetare dhe qytetarët nuk çuan në asnjë rezultat. Vëllai i tij, Roger Albino, ishte marrë disa herë në pyetje nga hetuesit në përpjekje për të rindërtuar atë që ndodhi dhe kishte mbajtur gjithmonë të njëjtin version: atë të një gruaje, e cila i kishte marrë vëllain e tij.
"Ai kishte gjithmonë kujtime nga rrëmbimi i tij por kurrë nuk kishte marrë përgjigje nga prindërit."ka ndonjë që mund të ma shpjegojë këtë fjali??si mund të lidhen kujtimet e dikujt për të marrë përgjigje nga prindërit që jetojnë mijra km larg??
Prindër shkrimi nënkupton ato me të cilët jetonte djali i vogël, jo prindërit e tij të vërtetë (biologjik).
faleminderit jeta,por normalisht kur thuhet, shkruhet një mendim jepet dhe sqarimi i qartë,e jo një sqarim,"a e kupto ça du me thon"!!si e ke shkruar dhe ti (biologjik)duhej shpjeguar!sepse këtu kemi të bëjmë me dy palë prindër!një palë me e një palë pa thojza!e kur flitet për dy situata,persona,gjëndje o çdo arsye tjetër,duhet specifikuar për çfarë flitet!!shpesh,shumë,shumë shpesh në shqipen tonë,si të folur dhe të shkruar gjërat lihen me të kuptuar!nuk jemi në gjëndje të sqarojmë si duhet mendimet tona!!pyetjen ja shtrova gazekarucëve që shkruajnë si e jëma e zeqos në majë të thanës dhe jo si kisha nevojë për një sqarim real!!