
Një ndër shqiptarët që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë është Xhilda Lapardhaja, vajza e re nga Berati. Xhilda është aktore shumë e njohur teatri, filmi dhe reklamash në Itali. Xhilda nuk është shumë e njohur për publikun tonë si emër, po si fytyrë me patjetër që po.
Ajo ka luajtur në seriale të tilla si “Un Medico in Famiglia”. “Non lasciamoci piu”, “Giornalisti”, “Un posta al sole”, “La squadra 1” etj…
Miniseria e filmit televiziv “La mia casa è piena di specchi” mbi jetën e Sofia Loren, ështe me regji të Vittorio Sindoni dhe u prodhua nga “Idea Cinema”.
Përveç pjesëmarrësve si aktorë të Sofia Loren, Enzo De Caro, Margareth Madè, ka në grupin e aktorëve edhe aktoren me origjinë shqiptare e pikërisht nga Berati, Gilda (Xhilda) Lapardhaja.
Ky film i dedikohet jetës së nënës së ikonës italiane të filmit, Sofia Scicolone, ose në art Sofia Loren. E bazuar mbi skenarin e Maria Scicolone, motra e divës, filmi tregon ndodhitë e Loren në harkun kohor që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri tek triumfi që aktorja pati në vitin 1962. Kohë kur ajo fitoi statujën si aktorja më e mirë protagoniste në filmin “La Ciociara”, transmeton ‘revista ai’.
Përveçse që shohim edhe aspekte më pak të njohura të jetës së saj, siç është fëmijëria, për të interpretuar Sofia Lorenin gjatë rinisë së saj është përzgjedhur Margareth Madé. E kjo nuk është një sipërmarrje e lehtë për këtë vajzë të re që do i duhej të përballonte mitin e Sofias.
“Nuk e kam fshehur asnjëherë që jam shqiptare. Në të gjitha prezantimet e mia tek regjisorët italianë kam përdorur të dhënat e mia personale. Nuk kam dashur të ndryshoj as mbiemrin, ashtu siç bëjnë shumë prej aktorëve të tjerë të huaj…”, kështu do të shprehej kohë më parë Xhilda Lapardhaja.

Po te ishte nga Shkodra Xhilda do merreshin intervista sot ne Shkoder, do behej feste dhe do kerkohej ti vihej emri Xhilda nje rruge, nje sheshi, nje shkolle, nje teatri, nje kopsthi nje cerdheje, nje kthese nje peme, nje kishe nje xhamije....
M.q.s. pseudonimin "shqip" kam te pakten mbi 20 vjet qe e perdor ketu tek TEMA dhe sidomos kur komentet qe beni jane jasht botkuptimit tim, do ju lutesha qe te perdornit nje pseudonim tjeter qe te mos na ngaterrojne lexuesit e tjere. Sa i perket aktores shqiptare per te cilen ben fjale ky artikull, individe te tille i bejne nder vetes, familjes ne rradhe te pare, por na bejne nder edhe ne si shqiptare, sidomos kur nuk i ndryshojne emrat apo te dhenat e tyre personale sipas oreksit te vendeve ku ushtrojne profesionet e tyre. Ka shume shqiptare te suksesshem ne shume vende te botes, ku emigracioni i ka shperndare. Eshte nder qe te mbash emrin qe prinderit ta kane dhene dhe eshte krenari te thuash se je shqiptar, pjese e nje kombi mijera vjecar qe dikur ka populluar tere gadishullin Ilirik, qe sot quhet Ballkan. Shkodra, si cdo qytet i Shqiperise ka kontribuar ne rritjen e prestigjit tepopullit tone dhe nuk ka se si ti trajtoje ndryshe nga qytetet e tjera bijte e vet. I uroj suksese kesaj vajze dhe te gjithe shqiptareve te tjere kudo ku jetojne.
Edhe ti paske zgjedhur alamet pseudonimi! Po shqipe jemi te gjithe, shqip flasim...shkodran jam, po si une, shkodrane dmth, ka sa te duash...qenke narcizist i madh, "shqip...ai i verteti"! Sa per komentin e "shqip...i paverteti", ka te drejte. Me vjen keq, por si shkodran qe jam, me duhet te them se kemi shume "pordhe". Djepi i kesaj e i asaj, futbolli i ketij e i atij, kalaja kshtu e ashtu, kultura kendej e andej...e kemi, e pranoj. Gjithsesi ndihem krenar, si te gjithe shqiptaret, qe nje shqiptare nga Berati, me pune dhe pa u ndier (ne fakt keshtu punohet mire) ka arritur nivele qe jane krenari per Beratin, Shkodren, Shqiperine, Kosoven, Ulqinin, Tetoven, etj.etj. gjithandej ku ka shqiptare neper bote, qe jane shperndare sikur te na kene hedhur bombe konvencionale disa mijra toneshe ne mes te Tiranes.
Shkrim me vend, Xhilda qenka si kukull dhe na ben nder gjithe shqiptareve.