“Nga tenor në dasmaxhi”, artisti jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operës…

23 Shtator 2024, 09:38Lifestyle TEMA

“Nga tenor në dasmaxhi”, artisti jep deklaratën e


Maestro Armaldo Kllogjeri ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që i bëhen në rrjetet sociale.

Ai iu referuar disa komentuesve që i thonë se “nga tenor është kthyer në dasmaxhi”, duke thënë se askujt nuk i ka hyrë në hak dhe se me zërin e tij bëhet pjesë e gëzimeve familjare. Ai shtoi më tej se Teatrin e Operës dhe Baletit e ka hedhur në gjyq, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother Vip”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë.

“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i sekreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

Ua kam thënë një herë që jam në gjyq!

Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, deklaron ai.

“Për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”, shton ai më tej.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armaldo Kllogjeri (@armaldo.kllogjeri)

4 Komente

  1. d
    demokrataxhiu

    Njerezit te shikojne hallet e veta nese nuk jane ne gjendje te jene pozitive. Tik-tok eshte per t'u zhdukur kur ka gjarperinj e neperka qe sa hapin gojen... helm u del. Cdo injorant ka nje cel ne dore... kjo eshte FATKEQESIA.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Besi

      Lufto për fëmijët e tu e mos shiko lkojin e punës dhe mos i vlerëso fare fjalët e njerëzve. Çudi rasti jot është si rasti tim. Në 1992 Partia Demokratike me kërkesë të disa ish komunistëve të devotshëm, të cilët deri para se të dilnin në pension nuk lanë parti pa provuar, më hoqi burrin nga puna. Në vitin 1993 më hoqën mua nga puna, megjithse nuk kisha qënë asnjë ditë komuniste. Njerzit që kaluan tek PD, shumica ish komunista thoshin të dali të shesi biskota. Nuk e ulëm kokën duhet të rrisnim fëmijët, bëm punëra të ndryshme të gjitha të ndershme. Dhe sot na duhet vetëm shëndet, të gjitha të tjerat i kemi në vij. Mos u tremb lufto, përpiqu, puno, bëje për familjen tënde. Sot njerzit thonë shiko këta mbijetuan, kështu do të thonë edhe për ty. Me krahë të lehta e faqe të bardhëarrin çdo gjë, ruaj shëndetin.

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Te braktisesh punen 6 muaj per big leshin dhe te mbajn ne pune,kjo nuk bene vaki ne asnje vend,sa per ate pune qe po bene,cdo pune eshte nder dhe detyrim per familjen.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nga një Njeri që sheh punën e vet dhe gëzohet për

          Respekt pa fund për këngëtarin e talentuar dhe njeriun e mirë Armando Kllogjeri. Forca djalë. Mos u ndiko nga ata që shkruajnë gjepura. Të duam.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje