"Më kanë rrëmbyer vajzën” - Pas denoncimit publik për ish-gruan, reperi fiton kujdestarinë e vajzës për një vit

22 Shtator 2024, 14:55Lifestyle TEMA
"Më kanë rrëmbyer vajzën” - Pas denoncimit publik

Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero”, ka fituar kujdestarinë e vajzës për një vit. Ai ka marrë kujdestarin pas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente.

Fero madje në “Instastory”, ka publikuar edhe pamje nga shtëpia, ku vajza e tij shihet teksa luan dhe i kërkon babait të saj t’i bashkohet në lojë.

Sipas këtij vendimi, siç u shpreh edhe vetë Fero, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.

Kujtojë që ky vendim i gjykatës vjen pasi, Fero pak ditë më parë bëri një denoncim publik duke thënë se ish-bashkëshortja ka udhëtuar me vajzën në vende të ndryshme pa lejen e tij.

“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet.

Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të. Çfarë ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?”, tha ai pak ditë më parë.

Lini një Përgjigje