Xhensila dhe Besi nuk janë ndarë kurrë, apo janë kthyer sërish? Fotot e tyre bashkë… bëjnë “lëmsh” rrjetin!  

22 Shtator 2024, 19:50Lifestyle TEMA

Xhensila dhe Besi nuk janë ndarë kurrë, apo janë kthyer

Një nga çiftet më të njohura dhe po ashtu më të dashura për publikun ishte padyshim ai mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.Por pas shumë vitesh bashkë dhe pas rreth 7 vitesh të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, ata iu drejtuan gjykatës për të kërkuar divorcin.

Një lajm që i la të trishtuar fansat e tyre, teksa asnjë prej tyre nuk doli kurrë të sqaronte apo të deklaronte qartësisht se “po” martesës së tyre i kishte ardhur fundit.

Ata kanë pohuar “nën zë” se nuk janë më bashkë, ndërsa ajo që u vu re ishte ndalimi i postimeve në rrjetet sociale së bashku, si një familje.

Tashmë të dy duket se vijojnë jetën e tyre, ku bukuroshja brune vijon me koncertet dhe projektet e reja muzikore, ndërsa Kallaku po ashtu me projektet e tij.

Por një detaj në Instagramet e tyre ka ngritur disa pikëpyetje tek fansat, duke menduar ose se çifti ndoshta nuk janë ndarë, ose se mund të ketë ndonjë “fije shprese” se janë rikthyer….

Kjo pasi në profilet e tyre në Instagram, duket se as Xhensila dhe as Besi nuk i kanë fshirë fotot nga dasma e tyre në 2017, e as fotot nga festa e ditëlindjes së Xhensilës.

Xhensila ka fshirë fotot ku ishte në krah të Besit, por fotot e saj me fustan nusërie nuk i ka fshirë, as mesazhet që dikush kishte lënë si diçiturë. Ndërkohë foton e tortës së saj e cila kishte foton e të dyve, ajo nuk e ka fshirë.

Nga ana tjetër Besi nuk i ka fshirë fotot që ka pasur me Xhensilës kur njoftuan se do të martoheshin, e as atë kur njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Nuk dihet sesi çifti i ka marrëdhëniet, por diçka është e qartë në rrjet, fansat e tyre i duan sërish bashkë!

7 Komente

  1. j
    jetmir

    Janë mashtrime për të mbrojtur lekët e Ilir FLORIRIT.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Aman more na thoni Jane ndare apo jo?Mos na lini ne eresire.Kjo ka rendesi per shoqerine ,po dhe per shtetin,sidomos per pensionistet me ngritjen e re qe u be

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rike Zarai

        Janë duke ruajtur pronat e Ilir Rexhep Metaj dhe Monika Kokëmadhit

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skenderbegasi

          Kam nje shok qe aq shpejt e la nusen e dyte sa qe e kapi te paren rruges.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koli

            Po,Po,Po,ky eshte Lajm.Po bashkohen apo do ngelin te Dhjere,me falni per gabimin,por te Ndare.Or Idioter Gazekare:Besi eshte Klyshi qe pastron Paret e Likes,gjithashtu i biri Ikes nga Katunet,rrit me Lope dhe Dhi ne dhomen e gjumit.Kjo tjetra ,Femen e Bukur qe e kuptoi si shume Femna Shqiptare qe nuk hajet cdo Nate Fasule.E ndrroi Besin e Ikes me ndonje Arab qe per nje te Dhjere te japin 100,000 Euro.Hajde Tung idioter.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Z.gri

              Stil dhe eksperiment paraprak I. Metes ! Ky aplikua me vone nga I.Meta vete me Monen. Decantralizim I parave te vjedhura dhe te fshehura, menyre per te zgjatur hetimin e Spak. Zot vendos drejtesine tende!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Njerez dhe fate.

                I di skenaristi dhe regjizori keto pune.Problemi eshte se cila telenovele do mbaroje e para:Mona-Liri apo Jennifer and Bryan?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje