Elon Musk bëhet shkak për divorcin e mikut të tij

24 Korrik 2022, 21:15Lifestyle TEMA

Elon Musk bëhet shkak për divorcin e mikut të tij

Elon Musk ka pasur një lidhje të shkurtër dhjetorin e kaluar me Nicole Shanahan, gruan e Sergey Brin, bashkëthemeluesit të Google.

Një histori që – sado e shkurtër – i parapriu fillimit të procedurave të divorcit mes Brin dhe gruas së tij, dhe shkaktoi fundin e miqësisë mes themeluesve të dy prej kompanive më të suksesshme në botë, Google dhe Tesla.

Detajet u publikuan për herë të parë në Wall Street Journal, sipas të cilës Nusk dhe Nicole u njohën në Art Basel, në Miami, në dhjetor 2021.

Musk - aktualisht njeriu më i pasur në planet - ka qenë mik i Brins për një kohë shumë të gjatë: dhe Brin - njeriu i tetë më i pasur në botë - i e ndihmoi Musk me një fond prej 500 000 euro për Teslën gjatë krizës financiare, në vitin 2008, kur kompania ishte në telashe. Në vitin 2015, Musk "ia ktheu" nderin duke i dhuruar Brin një nga SUV-të e parë elektrikë të kompanisë.

Sergei Brin e takoi të shoqen 7 vjet më parë dhe kishte me të 4 vjet martesë dhe një vajzë.

Muajt e fundit, Brin u ka kërkuar këshilltarëve të tij financiarë që të largohen nga të gjitha bizneset e Musk.

Musk ka pasur gjashtë fëmijë me shkrimtaren Justin Wilson (Nevada -e cila ka vdekur në 2002, vetëm dhjetë javë pas lindjes - Griffin, Vivian, Kai, Sakson dhe Damian); dy të tjerë nga këngëtarja Grimes (X Æ A-Xii dhe Exa Dark Sideræl); dhe dy me Shivon Zilis.

Brin ka - përveç vajzës së tij 3-vjeçare me Shanahan - dy fëmijë të tjerë, të lindur gjatë martesës së parë me Anne Wojcicki.

Sipas burimeve, Shanahan i ka kërkuar Brinit një miliard dollarë gjatë negociatave të divorcit. Brin ka pasuri prej 95 miliardë dollarësh: por avokatët e tij argumentojnë se marrëveshja paramartesore e nënshkruar me Shanahan i jepasaj të drejtën për një shumë shumë më të ulët se ajo që kërkon aktualisht.

1 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Duhet ta kishte ftuar Bajram Begaj në ceremonin e investiturës.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje