Elon Musk ka një plan “X” për të pesëfishuar fitimet e Twitter

10 Maj 2022, 13:04Lifestyle TEMA

Elon Musk ka një plan “X” për të pesëfishuar

Elon Musk planifikon të pesëfishojë të ardhurat vjetore të Twitter deri në vitin 2028. Biznesmeni ka zbuluar planin e tij ambicioz për të rritur fitimet e platformës nga 5 miliardë Dollarë gjatë 2021 në 26.4 miliardë.

Raporti përfshin edhe krijimin e një shërbimi të ri, të quajtur X, i cili synon të arrijë 9 milionë përdorues në vitin e parë duke u rritur gradualisht për të arritur 104 deri në 2028. Në një përmbledhje shifrash, Musk shpreson të shtojë numrin e përdoruesve të Twitter nga 200 milionë që arriti vitin e kaluar në 900 milionë.

Në dokument, përfshihet edhe rritja e numrit të punonjësve të platformës që mendohet të shtohet me 3600 persona deri në 2025. Një rol të madh do të luajë edhe anëtarësimi i njerëzve në Twitter Blue, një shërbim që kushton 3 Dollarë në muaj dhe në vendet ku është i disponueshëm, përdoruesit mund të fshijnë një postim dhe nuk përballen me reklama në lundrimin e tyre.

Për këtë shërbim të platformës, Musk mendon të arrijë në 69 milionë anëtarë deri në 2025 dhe 159 milionë në 2028. Megjithatë, pavarësisht ambicies së madhe, koha do tregojë nëse ky plan do të mund të përkthehet në sukses.

2 Komente

  1. X
    X -qe shumfishon Twiter Fb tik tok etj

    Jane Censurat qe Kta Mafioze Nderkombetare qe kontrollojne gjithcka ne Interneti e Botes , bejne qe ne shume vende te Botes ,te vihen ne Marsh Censura dhe Mediet e vendeve te Demokracive Hibrite si psh Shqiperi ( ku shqiptaret grumbullohen e diskutojne e komuminikojne ne Stane si ky i ymer bazit ) - Censurohen - pra i ndalohet Liria e Komunikimit Normal si ne shoqerite Demokratike rf_Europe etj , pra ndalohet liria e shprehjes si pasoje e gjithe kjo Rrjedhje qe braktis Mediet e Vendeit te vet i bashkohet Rrjeteve Sociale si edhe i njohim te cilat po shtohen cdo vite - te reja . Pra duke ushtruar Diktature ne mediet tona - pefitojne user ne Platformat e tyre . Jan shume inteligjente kta , pergjuesit e botes

    Përgjigjjuni
    1. d
      djalli vet eshte

      Taktika qe u ndoq me popujt ,ku i duheshin Skllever me fitu Padroni Miljonat . i Hudhen Bombat shteteve dhe i rrafshuan qe populli te merrte arratine dhe shkonte si Cjapi te Kasapi . E njejta metode Kriminale ndiqet e dhe ne mediet e shume vendeve qe kta s'lejojne te ket Demokraci e Drejtesi .--shifni gjithcka ndodh ne Shqiperi eshte shume e thjeshte .Kta rrembejn gjithmon cfar ja do trapi ne vende si ky yni me shume rrace rrospi sh

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje