Eni Çobani: Gjithë shqiptarët u tronditën nga një lajm i rremë që thoshte se kam vdekur, jam gjallë dhe do i çoj në burg

12 Qershor 2022, 18:30Lifestyle TEMA

Eni Çobani: Gjithë shqiptarët u tronditën nga një

Eni Çobani ishte viktima më e fundit e portaleve për një lajm të rremë lidhur me të,  sipas të cilit deklarohej se ajo kishte ndërruar jetë. Në nisjen e rubrikës së “Shihemi në Gjyq” në “E diela shqiptare” në Tv Klan, pas përshëndetjes, ajo iu adresua menjëherë lajmit të rremë.

Ardit Gjebrea: Për ju zonja Eni më kanë pyetur të gjithë, pas një lajmi që ka qarkulluar nëpër portale, që nuk ma nxë goja ta them…

Eni Çobani: Guxim i madh, në fakt. Unë i falënderoj të gjithë shqiptarët që realisht kanë treguar një dashuri të madhe ditë pas dite dhe javë pas jave. Kam menduar që ai lajm do hiqej, por vazhdon të jetë. Atëherë, meqenëse vazhdon të jetë, edhe unë po e them sot publikisht, jam mirë, jam me shëndet të plotë, faleminderit për mbështetjen. Do jetoj sa ma ka caktuar fati dhe Zoti, kështu që sado ta thoni, ju nuk e shkëpusni dot jetën time. Kështu që faleminderit, Eni Çobani është gjallë.

Duke i paralajmëruar të tregohen të kujdesshëm me deklaratat dhe lajmet e prodhuara sepse cenojnë jo vetëm figurën e përmendur, por edhe familjarët e tyre, Eni bëri edhe një premtim publik nëse lajmi nuk hiqet.

Eni Çobani: Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë po bëj një premtim publik, do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës për të gjetur përfundimisht kush janë personat, administratorët e kësaj faqeje, që besoj se e di se kush është, unë nuk dua ta them publikisht, por të gjithë e kanë parë dhe do të përballen me mua penalisht dhe ligjërisht për këtë lajm që kanë nxjerrë.

14 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Gjeni ndryshimin midis Eni Cobanit dhe atyre katunareve te Librazhdit qe publikuan ate videon kur kapen nusen ne flagrance.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapajane pe verteti

      Uaaa,gjalle qenke miiii?Shyqyr,se na iku gjaku.U tmerruam.

      Përgjigjjuni
      1. YMRI T’Ë SHTOHET !

        Ymri t’ë shtohet , mos i mërzit !

        Përgjigjjuni
        1. a
          arditi

          Nga pamja dukesh qe qenke djhjere nga frika.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Nga qe kane simpati per ty se ju zgjidh hallet populli me emisjonet tuaja!Sharlatane!

            Përgjigjjuni
            1. i
              ilir

              Eni,faktikisht shqiptaret se canne trapin...gjithesesi...me vjen mire qe eshte lajm i rreme...

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beni

                Ah moj Eni qe ngelje dhe deputete ne klase pa marre 1 mijeshen dollare !

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Anna

                  Eni,qenke gjallë?Oh, sa na gezove.Po presidente u zgjodhe Eni?Sa kare je mi Eni.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Moisi Golemi

                    Na plari kasi se vdiqe ti, buçe!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xoni

                      Ne fakt ajo qe duhet te vdese eshte...tallja e menderes me hallexhinjte e shumte te ketij populli te programit Çobani-Gjebreja.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zonja elefante Eni

                        Per nje lajm te rreme duhet te cosh kallzim penal, qe ne fakt ti po shijon leket e atyre Teatro teatrove qe ben te ai TV i famshem dhe jasht-standartit. Ben show e I merr lek atyre hallexhinjve. Do shkosh ne Prokur. te Tiranes ti, atje ka kallzime te verteta dhe jashtligjit per qytetaret, ato prokurore tallen ne zyra. Do hapin kallzimin tend se do japesh lek, te veprojne. Pra edhe ti je mashtruese. Mesohu se ke qene pedagoge kerkoje lek te kalonin provimin studentet. Cfare do korresh do presesh moj zonja elefante.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Eni

                          Sa e bukur Eni,nje cop mish me dy sy..

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bobi

                            E thua ti apo kujton se i ka ren me verte kujt ne mend ca ndodh me ty e Gjebrene

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Edmond cuko

                              As u trondit njeri dhe as kemi degjuar gje.???? do na vinte keq por nuk do tronditeshim. Kush je ti oer ne qe i jep kaq vlere vetes

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje