
Autoritetet iraniane kanë akuzuar aktoren me origjinë iraniane, Zahra Amir-Ebrahimi, për “blasfemi”.
Amir-Ebrahimi fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Cannes – për filmin “Holy Spider”.
Mes të akuzuarve ka përfunduar edhe regjisori danezo-iranian i filmit, Ali Abbasi.
Madje, disa kanë shkuar më tej, duke kërkuar ekzekutimin e tyre.
Sipas mediave vendase, këto përshkallëzime erdhën disa ditë pas triumfit të protagonistëve në Cannes.
“Holy Spider” është një prodhim francez, gjerman, suedez dhe danez, i filmuar në Jordani.
Organizata Iraniane e Çështjeve Kinemasë dhe Audiovizive, e cila operon nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik, lëshoi një deklaratë.
Kjo e fundit e etiketoi filmin si “turpësi e paturpshme”, duke shtuar se ishte “produkt i mendjes së shtrembëruar të një shtetasi iranian-danez”.
Deklarata vuri në dukje se filmi është realizuar jashtë Iranit me para të huaja.
Amir-Ebrahimi deklaroi gjithashtu për multi-medialin amerikan CNN se kishte marrë rreth 200 kërcënime pas ceremonisë së çmimit në Cannes.
Kërcënime të ngjashme kanë marrë edhe regjisori i “Holy Spider”, si dhe të tjerë të përfshirë në realizimin e këtij filmi.
Injoranca e institucionalizuar nuk mund t'a mbyse kurre kulturen e lashte perse, qe tashme eshte ne emirim....