Aktorja e njohur: "Po kërkoja një princ të Disney-t, por gjeta një princeshë"

10 Qershor 2022, 17:18Lifestyle TEMA

Aktorja e njohur: "Po kërkoja një princ të Disney-t, por

Rebel Wilson ka zbuluar është e dashuruar me një vajzë! Aktorja e “Pitch Perfect” postoi një selfie me të dashurën e saj të re, Ramona Agruma, duke treguar se kishte kërkuar gjithë jetën për një partner, por në fakt i duhej një partnere.

“Mendova se po kërkoja një Princ të Disney-t. Por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney," -shkroi aktorja, duke shtuar hashtagun "#loveislove" me një emoji me zemër dhe ylber, simbolin e LGBT.

Në maj, Rebel tha për People se një mik i përbashkët e prezantoi me dikë pa dhënë shumë detaje.

"Ne folëm në telefon për javë të tëra para takimit," tha ajo. "Ishte diçka pak old-school, por shumë romantike."
Rebel tha gjithashtu gjatë një podcasti në maj se vitet e fundit ajo e nxiti veten të "takonte një grup të tërë njerëzish dhe të merrte eksperiencë, gjë që e dinte se nuk ishte normale".

"Por mua, në fakt, më ndihmoi të gjeja atë që më pëlqente dhe çfarë nuk më pëlqente. Ishte një gjë argëtuese," tha ajo.

Wilson ka postuar disa foto me të dashurën e saj në Instagram, por nuk kishte bërë të ditur se ato ishin të lidhura. Agruma mori pjesë në Oscars me aktoren në mars dhe bënë gjithashtu një udhëtim skish së bashku në prill.

4 Komente

  1. V
    Vlonjati

    Hallall jua befte Zoti, por nuk me thoni, kur te beni ate pune, ku do e gjeni atë “gjënë , apo do perdorni ndonje kastravec ????

    Përgjigjjuni
    1. G
      Goni kurvari

      he ç'ben llapa e dick'u i gomes, por prape gjera kalimtare jane

      Përgjigjjuni
      1. h
        heh , pa gjo s'ka ngel

        njiashtu - njiashtu

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ernesta

          Vlonjati ....lottt

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje