FOTOT: Nga fustanet e nuses te puthja me Madonën, dalin fotot nga dasma e Britney-t dhe Sam

10 Qershor 2022, 16:32Lifestyle TEMA

FOTOT: Nga fustanet e nuses te puthja me Madonën, dalin fotot nga dasma e

Britney Spears dhe Sam Asghari u martuan në shtëpinë e këngëtares në Kaliforni, të rrethuar nga afërsisht 60 familjarë dhe miq të ngushtë.

Teksa të ftuarit iu afruan shtëpisë, ata u pritën nga një karrocë e stilit të Hirushes e mbuluar plotësisht me lule. Po ashtu, dekori ishte i mbushur me lule.

Për ceremoninë, Spears veshi një fustan Versace me dekolte të hapur dhe me efekt korse, ndërsa Asghari zgjodhi një smoking klasik.

Dyshja ishin të rrethuar nga të famshëm si Donatella Versace, Madonna, Kathy Hilton dhe Paris Hilton me bashkëshortin e saj, Carter Reum.

Pasi çifti tha "Po", Princesha e Pop-it u vesh me një fustan të zi të shkurtër për të kërcyer (zbathur) me Asghari-n, miqtë e ngushtë dhe vëllain e saj më të madh, Bryan Spears.

Spears më pas veshi një fustan të shkurtër të kuq dhe së bashku me Madonna-n rikthyen puthjen e tyre ikonike të MTV VMA të vitit 2003.

Disa orë para se të mbahej dasma, fotot ajrore zbuluan një tendë masive në oborrin e shtëpisë së Spears.

TMZ raportoi më parë se prindërit e nuses, Jamie Spears dhe Lynne Spears, si dhe motra e saj, Jamie Lynn Spears, nuk ishin të ftuar pas përplasjes së yllit me familjen e saj për konservatorin. Ndërsa vëllai i këngëtares, Bryan, ishte i ftuar dhe i pranishëm në dasmë.

1 Komente

  1. J
    Jorgo karderri

    ne perfundim te ceremonise dhe party-t pyetja qe shtrhet eshte: sa $ do t'i rruje Sam Britney-t?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje