“Everything Everywhere All at Once” triumfon në çmimet Oscar

13 Mars 2023, 10:32Lifestyle TEMA

“Everything Everywhere All at Once” triumfon në çmimet

Filmi “Everything Everywhere All at Once” ka fituar çmimin për filmin më të mirë dhe gjashtë çmime të tjera, duke përfshirë çmimin për aktorët më të mirë për Michelle Yeoh, Ke Huy Quan dhe Jamie Lee Curtis

Fituesja e çmimit për aktoren më të mirë, Michelle Yeoh tha në fjalimin e saj: “Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që duken si unë dhe janë duke parë sonte, ky është një fener shprese dhe mundësish”, shkruan BBC.

Ke Huy Quan, i cili fitoi çmimin për aktorin më të mirë dytësor, i tha audiencës: “Udhëtimi im filloi me një varkë, kalova një vit në një kamp refugjatësh dhe disi, përfundova këtu, në skenën më të madhe të Hollywoodit”. Si fëmijë, aktori u zhvendos nga Vietnami në Hong Kong si refugjat, më pas u vendos në SHBA.t

Jamie Lee Curtis i gëzuar falënderoi të gjithë ata që punuan në film, duke deklaruar: “Sapo fituam një Oscar”.

Çmim për aktorin më të mirë mori edhe Brendan Fraser, ndërsa filmi “All Quiet on the Western Front” mori katër çmime duke përfshirë edhe atë për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë.

Lini një Përgjigje