
Një grua, e cila iu bashkua faqes për të rritur së bashku me bashkëshortin e saj, tani fiton 21 mijë paund në muaj. E jo vetëm kaq, pasi ajo është shprehur se kjo e ka bërë atë një ‘prind të mirë’.
Modelja 33-vjeçare, e cila quhet Jenn Hanniston, së fundmi ka mposhtur kancerin e lëkurës. Ajo u diagnostikua me melanoma në maj të vitit 2020 dhe iu nënshtrua një operacioni për të hequr rritjen menjëherë pas kësaj.
Fatmirësisht, operacioni ishte i suksesshëm dhe Jenn tani bën jetë të shëndetshme. Kjo përvojë e mësoi atë të “përqafonte jetën” – kështu që ajo u regjistrua në faqen e abonimit “OnlyFans” me burrin e saj Brad, 36 vjeç, për të fituar para shtesë.
Çifti, i cili është i martuar prej 10 vitesh, thotë se puna e re u ka dhënë më shumë kohë me tre fëmijët e tyre.
“Pse të mos bëjmë diçka që na pëlqen ta bëjmë dhe të mos fitojmë para? Ne kemi qenë gjithmonë një çift shumë i hapur dhe të etur për të eksploruar gjërat së bashku.
Paratë janë të shkëlqyera, por një nga përfitimet më të mira është të kalosh më shumë kohë me fëmijët. Ne kalojmë më shumë kohë cilësore së bashku – kjo na ka bërë prindër më të mirë…”, ka thënë 33-vjeçarja.
prinder te shkelqyer, qe mendojne jo vetem per te tashmen, por edhe per te ardhmen e femijeve te vet... , e sigurte eshte qe femijeve te ketij cifit nuk do kete "bir kurve" qe t'ua kaloje ne jete, pasi ndryshe nga keta te fundit, kane edhe mamin, edhe babin ashtu...