FOTO: E mbuluar me peshqir, Ivana Knoll mahnit me pozat e reja para pasqyrës

15 Shkurt 2023, 18:14Lifestyle TEMA

FOTO: E mbuluar me peshqir, Ivana Knoll mahnit me pozat e reja para

‘Tifozja më e nxehtë e Kupës së Botës’, Ivana Knoll, ka mahnitur sërish me një postim që ka publikuar së fundmi në rrjete sociale.

Ish-Miss Kroacia fillimisht kishte 600 mijë ndjekës në Instagram dhe tani ka grumbulluar mbi 3.5 milionë.

Ivana fitoi famë gjatë Kupës së Botës në Katar për veshjet e saj të guximshme, ndërsa Kroacia arriti të shkonte deri në gjysmëfinale.

Ajo ka vazhduar të tërheqë fansat duke postuar foto teksa është në plazh dhe në rrugët e Miamit, shkruan The Sun.

Dhe ndjekësit e saj pohuan se ajo po “bëhet edhe më e nxehtë” pasi së fundmi ndau disa imazhe të tjera provokuese.

Tani Ivana ka siguruar një tjetër sukses të madh me fansat duke shpërndarë një klip të saj, i cili u realizua në Londër, përballë një pasqyre duke pozuar me një peshqir.

Ajo ende ia doli të bënte një buzëqeshje edhe pse më herët zbuloi se kishte humbur bagazhin e saj në Heathroë pas mbërritjes në kryeqytetin anglez.

Lini një Përgjigje