FOTO: “Ekstrem e zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën tënde?”, influencuesja e njohur i përgjigjet ndjekësit

3 Tetor 2023, 15:48Lifestyle TEMA

FOTO: “Ekstrem e zhveshur, çfarë shembulli je për

Pavarësisht se kohët kanë ndryshuar dhe njerëzit janë më të emancipuar, duket se ende ka nga ato mendje që kritikojnë se si një nënë duhet të vishet.

Ditën e djeshme ishte Arbana Osmani, ajo që u kritikua lidhur me veshjen e saj, ku disa përdoruese të rrjeteve sociale, komentuan në profilin e saj, duke u shprehur se po humbisnin respektin për moderatoren për shkak të mënyrës që ajo ka zgjedhur të vishet, ndërkohë që është nënë e tre fëmijëve.

Arbana ka preferuar t’i përgjigjet ndjekëses së saj, duke shkruar: “Elsa një grua mund të ketë dhe 7 fëmijë e prapë të vishet si ti dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë, të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”.

Mbrëmjen e kaluar, një tjetër personazh publik është kritikuar dhe bëhet fjalë për Sara Hoxhën, e cila ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Fituesja e “DWTS” ka marrë një koment aspak të këndshëm, ku dikush shkruan: “Pse rri ekstrem e zhveshur? Çfarë shembulli je për vajzën?”

Sara, e cila ka bërë debutimin e saj të parë si aktore në filmin në “Në Kuadër të Dashurisë” ka zgjedhur t’i përgjigjet ndjekëses së saj, duke shkruar: “Shembulli më i mirë për atë është të kuptojë që jeta është e saj dhe mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi”.

5 Komente

  1. ?
    ?xzy

    Këto janë çështje morali dhe nderi. Që janë kategori edukate që ndofta tashmë e kanë humbur rëndësinë. Bëj çfarë të duash, jeta osht qef etj etj janë parimet e këtyre individëve pa cipë. Dhe nuk thonin kot dikur se atij, asaj, i ka plasur cipa. Sot disave kur u thonë putanë, dosë, gore, imorale etj etj u bëhet qefi! Kështu kanë ardhur kohët. Tjetri del në televizion e thotë: Jam gay, keni inat!Sikur është duke bërë ndonjë veprim të bukur në krevat! Dikur këtij degjenerimi, ose "emancipimi" siç thuhet më sipër, e quanin Sodoma dhe Gomorra. Të jesh sot një femër e ndershme është turp. Njëlloj si për një mashkull që nuk vjedh, nuk grabit, nuk merret me tregti droge etj etj. Me një fjalë kar fare! Bota është kthyer përmbys. Keni parë ndonjëherë që të ftohet në televizion ndonjë mësues apo klerik që të flasë për moralin?! Asnjëherë. Ai post është pushtuar nga kurvat dhe të përdalat. Ato përbëjnê lajm. Të rroni e ta gëzoni. Por jam i sigurt që një ditë do ju dalë nga hundët. Ndofta jo atyre vetë, por fëmijëve të tyre. Është si puna e atyre kurvave me emër, që lidhen me tê "fortët"! Një ditë do ta pësojnë dhe do mbeten mes katër rrugëve. Ose në burg. Nesër presim që të dalë edhe ajo Alma e Gjicit apo Gicit në TV dhe të japë mend. Si një VIP i vërtetë! Ka ardhur koha e tyre. Si në çdo fushë edhe këtu kaluam nga ekstremi në ekstrem. Nga një familje dhe shoqëri patriarkale/konservatore në një familje dhe shoqëri të përdalur dhe pa norma morale.

    1. B
      Bidoni bosh

      Me pak fjale, ditet vijne dhe ikijn ashtu si pa u kultuar dhe vjen nje kohe kur nuk kane se ç'të tundin me as cica e as mollaqe sepse edhe bytha nuk eshte me e tyre por e gardhit, e keni degjuar si thone per te moshuarit ne pergjithesi :" Ketij apo kesaj i ka shkuar bytha ne gardh" (na falni per fjalorin e perdorur" Atehere do te kujtohen se sa karkalice kane qene.

      1. S
        Shqiptari

        Skemi pa burr me brek pazarit kurr , se rri ti xhveshur nuk esht shembull ky krahasimi me burrat .

        1. R
          Rina

          Harrojne qe veshjet jane te ndryshme vec per sken ,vec per te dal vec per dasem po skan faj se kane aq shume kultur sa harrojne se ku jane. Po dhe nenat e tyre ashtu jane veshur me nje pale me shapka llastiku se ishin ne mod aso kohe

          1. P
            Pet.

            Kafsha ka lirine e plote qe te beje cfare te doje dhe te mundet. Njeriu duhet te beje CFARE DUHET dhe jo cdo gje qe mundet. Pasi u duhet permbajtur rregullave te shoqerise , gje e cila n`a ben te dallohemi nga kafsha. Kafsha jeton ne baze te instiktit, ndersa njeriu ne baze te rregullave.

            Lini një Përgjigje