Foto/ Në Tiranë festohet ditëlindja Mbretit Charles III, Ambsadori Abott: Monarku Britanik kurioz për Shqipërinë

18 Qershor 2025, 22:47Lifestyle TEMA
Foto/ Në Tiranë festohet ditëlindja Mbretit Charles III,

Në Tiranë është festuar ditëlindja e monarkut britanik, Mbretit Charles III.

Në pritjen e zhvilluar nga Ambasada Britanike morën pjesë presidenti Bajram Begaj, kryetarja e kuvendin Elisa Spiropali bashke me ministrat Ulsi Manja, Blendi Gonxhe, Anila Denaj dhe shumë miq e bashkëpunëtor të kësaj ambasade nga fusha të ndryshme.

Kreu i SPAK Altin Dumani shoqërohej nga disa prokurorë të tjerë.

Ambasadori Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Nicholas Abbott në fjalën përshëndetëse tha:

“Mirëmbrëma dhe mirësevini.

Është kënaqësi të shoh kaq shumë prej jush këtu sonte si të ftuarit tanë në Festën e Ditëlindjes së Mbretit.

Një javë më parë, si një Ambasador i ri, pata takimin tim të parë me Madhërinë e Tij Mbretin.

Më bëri përshtypje kurioziteti i tij për Shqipërinë dhe interesi i tij për historinë dhe të ardhmen e saj.

 Kjo e ardhme ishte gjithashtu tema e vizitës së fundit të Kryeministrit tonë në Shqipëri. Një ngjarje historike që jo vetëm i dha atij mundësinë për të parë nga afër Tiranën, por edhe për të diskutuar me Kryeministrin Rama gamën e gjerë të prioriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë dhe Evropës. E di që suksesi i Samitit të Komunitetit Politik Evropian kontribuoi në Samitin e Mbretërisë së Bashkuar/BE të hënën pasardhëse.

 Dhe është partneriteti që është krijuar midis dy vendeve tona që po festojmë sot.

Për herë të parë, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria po punojnë së bashku në një gamë të gjerë çështjesh dhe temash që ndikojnë në jetën e popujve tanë. Mediat shpesh do të përqendrohen në disa nga sfidat me të cilat përballemi me migracionin dhe kriminalitetin, por sonte festohet edhe puna jonë e përbashkët për të përmirësuar të dy vendettona, qoftë përmes tregtisë dhe turizmit, arsimit dhe kulturës apo mbrojtjes dhe diplomacisë.

 Ne e bëjmë këtë në bazë të vlerave të përbashkëta që na japin një vizion të përbashkët për të ardhmen. Bota gjithnjë e më shumë polare në të cilën jetojmë, do të thotë se kjo është një kohë për të ndërtuar partneritete dhe për të krijuar aleanca. Po e bëjmë këtë me Shqipërinë. Dhe me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor.

 Këtë vit, Mbretëria e Bashkuar do të presë Samitin e Procesit të Berlinit në tetor – një demonstrim i qartë i angazhimit tonë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe një mundësi për të forcuar bashkëpunimin në mbështetje të një të ardhmeje të begatë, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

 Festimi i sotëm, këtu në Vilën historike Bardha, pasqyron vlerat tona të përbashkëta përmes temës së këtij viti: “Dhoma e Muzikës së Mbretit”, të cilën do ta prezantojë një video pas këtij fjalimi. Është frymëzuar nga muzika që Madhëria e Tij shijon dhe feston diversitetin e Commonwealth-i.

Ju lutem bashkohuni me mua për të ngritur një gotë për Madhërinë e Tij Mbretin.

Faleminderit dhe shijoni mbrëmjen tuaj!”.

3 Komente

  1. h
    himariotiqis

    Aman ore se do fillojme te festojme dhe ditelidjet e mbreterve qe ne fakt kane ndikuar kunder interesave shqipetare, mos ishte USA asnje shtet europian perfshire dhe Britanine nuk do te luftonte per Kosoven, tani pas pilafit te gjithe rrafin gjoksin.. God Bless America ! ........

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi

      Na plasi Kari te ate dhe per Kamilen e tij . Nje plehre qe vrau nenen e femijeve te tij, nje pijanec dhe parazit, qe me force sundojne kudo .

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zogjisti anglez

        Rrnoft Mreti jon Leqa Zogj I dytë.!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje