
Forbes e shpalli Kylie Jenner në mars 2019, motrën më të vogël të Kim Kardashian, si “miliarderen më të vogël që e krijoi vetë pasurinë”.
Publikimi shkaktoi reagime në rrjetet sociale në atë kohë pasi pasuria e Jenner ishte vetëm rreth 600 milionë dollarë.
Për momentin, megjithatë, pasuria e influencueses së famshme vlerësohet në rreth 900 milionë dollarë. Sipas vlerësimeve, shumë shpejt Jenner do të pushtojë titullin e miliarderes.
Pavarësisht se Kylie Jenner u bë e famshme përmes reality shoë-t të familjes së saj, “Keeping up with the Kardashians”, ajo zgjodhi të angazhohej në mënyrë aktive në fushën e biznesit.
Disa vite më parë, ajo krijoi kompaninë e saj të parë kozmetike, Kylie Cosmetics , falë suksesit të së cilës fitimet e saj u rritën në “qiell”.
Lini një Përgjigje