FOTO/ Statuja më e lartë në botë kushtuar Lionel Mesit, kampioni i Botës nderohet në Indi

12 Dhjetor 2025, 17:00Lifestyle TEMA
FOTO/ Statuja më e lartë në botë kushtuar Lionel Mesit,

Kalkuta pritet të zbulojë statujën më të lartë në botë të dedikuar Lionel Mesit, një strukturë gjigante hekuri mbi 20 metra, e ndërtuar nga një klub sportiv lokal dhe që përkon me mbërritjen e kampionit argjentinas në Indi.

Statuja është vendosur në zonën Lake Town, dhe e paraqet Mesin duke ngritur trofeun e Kupës së Botës. Sipas krijuesve, monumenti u realizua brenda 40 ditësh, ndërsa punimet e fundit përfundimtare janë ende në proces.

“Kjo është një statujë 20 metra. Nuk ka një statujë tjetër të Mesit kaq të madhe. Ne e ndërtuam në vetëm 40 ditë,” u shpreh Sujit Bose, përfaqësues i autoriteteve lokale.

Zbulimi i statujës përkon me nisjen e vizitës së Mesit në Indi, si pjesë e turit të tij ‘GOAT Tour’, i cili përfshin disa nga qytetet më të mëdha të vendit gjatë tre ditëve: fillimisht Kalkutën, e më pas Hyderabad, Mumbai dhe New Delhi.

Megjithatë, organizatorët kanë njoftuar se ceremonia e zbulimit do të mbahet virtualisht, pasi Mesi nuk mund të jetë i pranishëm për arsye sigurie dhe kontrolle mbi rendin publik, ndonëse mbërritja e tij në vend mbetet pjesë e programit të turit.

3 Komente

  1. J
    Jani

    Epo arriten dhe morracaket e zinj indiane te tallen me Messin.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cufi

      Me duket mua apo kane harxhuar pak si shume material per "hallatet" e Messit......

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petrit

        Mesi nga India??? Wow , e werteta del sado te mundohesh ta fshehesh..…

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje