FOTO: Vela i pëson defekt, 47-vjeçari mbijeton për javë të tëra duke ngrënë vetëm keçap

27 Janar 2023, 16:46Lifestyle TEMA

FOTO: Vela i pëson defekt, 47-vjeçari mbijeton për javë

Produkte si majonezja dhe keçapi nuk këshillohen asnjëherë nga dietologët edhe pse shpesh herë është e pamundur të mos tundohesh, veçanërisht kur janë shoqërueset në fast food.  

Por në rastin e një 47-vjeçari nga Dominika, padyshim keçapi ka qenë shpresa e tij e fundit për të mbijetuar.

Anija e tij me vela kishte pësuar defekt duke u endur në Detin e Karaibeve 24 ditë,  por Elvis Francois, emri i të mbijetuarit, kishte edhe një tjetër problem, pasi praktikisht kishte vetëm keçap, hudhra dhe disa erëza, si dhe një sasi e kufizuar uji.

Ndërkohë që në varkë kishte shkruar fjalën “ndihmë”, dominikani kishte mbijetuar vetëm me salcën e njohur dhe erëzat deri kur u pikas nga Marina kolumbiane 120 milje nga Provinca e La Guajira.   

 

Lini një Përgjigje