Një ditë speciale e ka cilësuar Dafina Zeqiri 13 shtatorin e 2024-ës për faktin se ajo dhe Kreshnik Gjergji i kanë dhënë fund beqarisë.
Përmes një postimi në InstaStory, Dafina Zeqiri fillimisht ka shpërndarë një foto, krahas së cilës shiheshin dy duar me rrathë që simbolizojnë martesën.
Përveç unazës, ajo që vihet re në dorën e Dafinës është edhe mbishkrimi “Mrs” në thonjtë e saj, çka nënkuptoi se ajo i ka dhënë fund beqarisë.
Por përveç këtyre fotove, Dafina nuk ka ngurruar që të shpërndajë pamje nga ceremonia e martesës ku duket mahnitëse.
Me një fustan të shkurtër të bardhë dhe me motive trëndafili, Dafina Zeqiri, thjesht ka shkëlqyer.
Dafina është në një marrëdhënie romantike prej disa kohësh me Kreshnik Gjergjin dhe tashmë dashuria e tyre ka arritur në një nivel tjetër.
Lini një Përgjigje