FOTOT: Dasmë në vijën e parë të frontit të luftës, nusja shfaqet me kallashnikov në dorë

17 Tetor 2022, 11:15Lifestyle TEMA

FOTOT: Dasmë në vijën e parë të frontit të

Evhenia Emerald është përshkrimi më i mirë i rezistencës ukrainase ndaj pushtuesve rusë. Edhe pse në luftë prej 24 shkurtit, ku me mijëra persona janë vrarë e shkatërrimet kanë qenë katastrofike, jeta në Ukrainë vijon.


31-vjeçarja Evhenia Emerald është në vijën e parë të frontit të luftës, aty ku shërben si snajpere. Megjithatë, ajo ka gjetur mundësinë, pa u larguar nga detyrat e saj në luftë, të martohet në një ceremoni modeste në një pyll në Kharkiv me Evheniy Stypaniuk.


“Sot u bëra zyrtarisht bashkëshortja e një ushtaraku”, shkruan 31-vjeçarja në rrjetet sociale, aty ku ka publikuar edhe disa foto nga ceremonia modeste.


Ata u njohën vetëm pak pasi nisi lufta dhe në muajin gusht u fejuan, ndërsa tashmë menduan se kishte ardhur momenti për ta çuar në një tjetër stad lidhjen e tyre. Evhenia Emerald, e cila punonte në një argjendari para nisjes së luftës tha: “Për ne, çdo ditë mund të jetë e fundit dhe kështu nuk duam të shtyjmë asgjë për më vonë”.

 

3 Komente

  1. k
    kushedi sa ushkare ka me bo te lumtur

    popuj karagjoze

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      I ka dale boja kesaj propaganda sorrosiste bolshevike, si puna asaj kenges ne kohen e Dulles te dielen u martova te henen ne pune shkova planin realizova

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andreas

        Na e beri mishin kokrra-kokra historia e kesaj nuses!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje