FOTOT/ Ish-futbollisti i njohur i jep fund beqarisë në moshën 50-vjeçare! Dalin pamjet nga ceremonia e martesës

24 Qershor 2024, 16:55Lifestyle TEMA

FOTOT/ Ish-futbollisti i njohur i jep fund beqarisë në moshën

Futbollisti i njohur italian, Filippo Inzaghi i ka dhënë fund beqarisë në moshën 50 vjeçare me të dashurën e tij 16 vite me të re, Angela Robusti.

Çifti prej 7 vitesh janë në një lidhje së bashku, ndërsa kanë edhe dy fëmijë nga romanca e tyre, Edoardos 3-vjeçare dhe Emilias, 1-vjeç.

Ish-futbollisti ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto nga momenti më i lumtur i jetës së tij. “Ju jeni gjithçka që kam ëndërruar ndonjëherë”- ka shkruar ai krahas fotove nga ceremonia me bashkëshorten.

Filippo dhe Angela zhvilluan dasmën e tyre në ishullin spanjol, ndërsa të ftuar ishin familjarët dhe miëtq e tyre, ku disa nga ata janë, Christian Vieri, Massimo Oddo, Massimo Ambrosini, Giuseppe Pancaro, Roberto Baronio dhe vëllai i tij Simone Inzaghi, njëkohësishte edhe trajneri i Interit.

2 Komente

  1. S
    Simone

    Super Pipo u çiftos. Lajm i forte.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Pipo Inzagi , nje nuhates temershem i golit ...gjithmone ishte aty ku duhej ne kohen dhe vendit e caktuar ...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje